🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,502 ▲2.49%
DOW 46,223 ▲2.23%
NASDAQ 21,498 ▲3.38%
NAFTA 101.67 ▼1.18%
ARI 4,697 ▲3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,757 ▲ +1.47% ETH $2,104 ▲ +3.18% XRP $1.3375 ▲ +0.57% SOL $82.6400 ▼ -0.37%
S&P 500 6,502 ▲2.49 % DOW 46,223 ▲2.23 % NASDAQ 21,498 ▲3.38 % NAFTA 101.67 ▼1.18 % ARI 4,697 ▲3.05 % S&P 500 6,502 ▲2.49 % DOW 46,223 ▲2.23 % NASDAQ 21,498 ▲3.38 % NAFTA 101.67 ▼1.18 % ARI 4,697 ▲3.05 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Rekrutuan shqiptarë për në Siri, 9 të pandehurit në gjyq pa avokatë: Na mbron Allahu!

Gjykata e Krimeve të Rënda nisi seancën e parë për imamët Balla e Hysa, që së bashku me 7 persona të tjerë janë në akuzë për rekrutimin e shtetasve shqiptarë dhe dërgimin e tyre në frontin e luftës në Siri.

terr1Në seancën e sotme 6 nga të pandehurit, përfshirë dy imamët e vetëshpallur nuk janë paraqitur me avokatë, duke deklaruar se nuk kanë nevojë për avokate mbrojtes, pasi i mbron Allahu, sic raporton Gazeta Panorama.

Ata nuk kanë respektuar as solemnitetin e seancës gjyqësore për detyrimin e ngritjes në këmbë kur në sallë hyn trupa gjyqësore. Ata janë përshëndetur mes tyre me përshëndetjen ‘selam alekum’.

Kjo seancë vjen pas kopsitjes së dosjes që organi i hetimit për krime të rënda ka dorëzuar në Gjykatë ndaj dy imamëve të vetëshpallur, Genci (Abdurrahim) Balla dhe Bujar Hysa, që bashkë me shtetasin Gert Pashja dyshohet se kanë qenë rekrutues dhe organizatorë të dërgimit të rreth 70 shtetasve shqiptarë në

frontin e luftës në Siri.

Nëntë të pandehurit e kësaj çështjeje akuzohen nga Prokuroria për rekrutim të personave për kryeje veprash terroriste, nxitje për kryerjen e veprimeve terroriste dhe nxitje të urrejtjes dhe grindjeve. Të akuzuarit e kësaj çështjeje u arrestuan me urdhër të Prokurorisë në shkurt 2014, pas disa muajsh hetime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit në bashkëpunim me njëri-­tjetrin kanë rekrutuar një sërë personash, duke realizuar për ta dhe pasojën përfundimtare, dërgimin e tyre në drejtim të Sirisë. Për ta realizuar një gjë të tillë, ata kanë shfrytëzuar bindjet fetare të personave dhe konkretisht kanë shfrytëzuar besimin fetar mysliman.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.