🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.28 ▲0.77%
ARI 4,687 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,533 ▼ -0.25% ETH $2,092 ▼ -0.79% XRP $1.3161 ▼ -0.69% SOL $79.7600 ▼ -2.17%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.28 ▲0.77 % ARI 4,687 ▲0.04 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.28 ▲0.77 % ARI 4,687 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Remi kërkon lirim të parakohshëm nga burgu

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, i njohur me nofkën “Remi” ka kërkuar nga Paneli për lirim me kusht që ta lirojë atë nga burgu.

Pretendon se i plotëson të gjitha kushtet siç është vuajtja e dy të tretave të dënimit; se nuk do të kryejë më vepër penale.

Përkundrazi, sipas kërkesës, Mustafa ka qenë dhe është i përkushtuar për ndërtimin e një shteti ligjor.

Rrustem Mustafa, po kërkon që mos ta vuajë pjesën e mbetur të dënimit me burgim prej katër vjetësh.

Ai ka kërkuar nga Paneli për lirim me kusht që ta lirojë nga burgu i Smrekonicës ku po e kryen vitin e fundit të dënimin me burgim për krime.

Mustafa, i dënuar me katër vjet burgim tashmë ka vuajtur dy të tretat e shqiptuara. Ai ka shkuar në vuajtje të dënimit në fillim të këtij viti pasi Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë.

Bashkë me të janë dënuar edhe Latif Gashi me gjashtë vjet burgim dhe Nazif Mehmeti me tri vjet.

Në kërkesën e ushtruar nga avokati i tij, Aziz Rexha, thuhet se tashmë janë plotësuar kushtet që Mustafa të lirohet me kusht. Është thënë se ka vuajtur dy të tretat e dënimit, se qëllimi i dënimit është arritur.

Avokati garanton se Mustafa nuk do të kryejë më asnjë krim, përfshirë krime lufte sepse sipas tij, lufta ka përfunduar dhe nuk do të përsëritet më në Kosovë.

Ka garantuar po ashtu se Mustafa nuk do të kryejë kurrfarë vepre penale. Bile sipas tij, Mustafa ka qenë dhe është i përkushtuar për ndërtimin e një shteti ligjor dhe sundim të ligjit, raporton Insajderi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.