Kronika

RENEA me shtëpi të re

Përurohet godina e re e Forcave Speciale RENEA, një investim prej 6 milionë eurosh i qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian.

Ndërsa ishte në ceremoninë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri premtoi të tjera investime për policinë  në infrastrukturë dhe teknologji.

Tahiri: Me këtë investim sot përurojmë mjediset më moderne të forcave speciale në Shqipëri, por ndoshta dhe në rajon. Ky është angazhim yni i përmbushur.Policia e shtetit duhet të ketë në kushtet e duhura infrastrukturore dhe teknologjike për të bërë detyrën. Jemi të vendosur për të vazhduar përpara me reformat, punën e policisë, rritjen e investimeve. Jemi mësuar që dhe sukseset tona të na kthehen mbrapsht nga opozita si akuza.

Ministri tha se ky repart elitar ishte lënë në gjendje të mjerueshme.

Tahiri: Është për të ardhur keq sesi ju si repart elitar rrinit në ato kushte. Kjo jua bën punë jo më të lehtë në përballje me krimin, por sigurisht më komode për stërvitjen. Ka ende shumë për të bërë por jemi në një rrugë të mbarë. Ju falenderoj për të gjithë angazhimin tuaj. Jeni pjesë e elitës së policisë së shtetit, është në dorën tuaj që të bëni gjithçka që të ndërtoni besimin e qytetarëve tek policia.

Në ceremoni Tahiri shqoërohej nga kreu i Policisë së Shtetit Çako dhe deputetë socialistë të Komisionit të Sigurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button