BotaOpinion

Rënia e Shtrahes dobëson të djathtën ekstreme në Evropë

Kurcizmi si një filozofi konservatore, nëse ka ekzistuar ndonjëherë, ka marrë fund tashmë. Megjithatë, Kurc do të vazhdojë të jetojë. Partia e tij është më e madhja në vend, dhelidershipi itij duket i patundur. Pas zgjedhjeve të parakohshme, ndoshta në vjeshtë, ai mund tëpërpiqet tëformojë një koalicion me partitë më të vogla duke përfshirë edhe partinë e re liberaleNeos, për taçuar partinë në një drejtim më centrist dhe reformist.

Nga Ben Hall

Kundërshtarët e partive të ekstremit të djathtë në Evropë, nuk mund të kishin kërkuar njëdhuratëmë të mire se kaq. Një javë përpara zgjedhjeve parlamentare evropiane, dhe në të njëjtënditë kurnacionalistët anti-establishment nga e gjithë BE-ja u mblodhën masivisht në Milano, udhëheqësii Partisë austriake të Lirisë (FPO) së ekstremit të djathtë, u detyrua të japë dorëheqjensizëvendëskryeministër pas një skandali korruptiv.

Vetëm 24 orë pas shpërthimit të skandalit, qeveria e koalicionit ndërmjet qendrës së djathtë dhetëekstremit të djathtë, kishte marrë fund. Hajnc-Kristian Strahe, u kap në një video filmike tërealizuarfshehurazi duke diskutuar mbi donacionet e fshehta për partinë e tij, me një grua që aimendonte se ishte mbesa e një oligarku të pasur rus.

Në këmbim, ai do ta ndihmonte të fitonte disa tendera qeveritarë për ndërtimin e disa rrugëve. Ata gjithashtu diskutuan se si rusja mund të blinte “Kronen Zeitung”, gazetën kryesore tabloideaustriake, në mënyrë që të mbështeste më mirë FPO. Videoja duket si shumë e bukur për të qenëe vërtetë, edhe pse zoti Shtrahe nuk e mohoi vërtetësinë e saj (ai vetëm e mohoi se kishte bërëndonjë gjë tëpaligjshme).

Ajo video, duket se konfirmon shumë nga akuzat që aritkulohen vazhdimisht ndaj tëdjathtësekstreme në Austri – por edhe grupeve të tjera të tilla në mbarë Evropën – dhe është njëllojkujtese se korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës, mund të jetë “thembra e Akilit” për tëdjathtënnacionaliste.

Skandali sugjeron që Partia e Lirisë, e cila ka lidhje me partinë Rusia e Bashkuar të Vladimir Putinit, dhe që akuzohet se po bën lojën e Kremlinit, ishte e gatshme të pranonte financimin e paligjshëmrus. Kjo ngjarje, flet për qëllimin e partisë për t’u infiltruar në institucionet e pavaruratë shtetit dhemedias.

Përpjekjet e së djathtës ekstreme të Evropës, për të krijuar një front të bashkuar pas zgjedhjevetëkësaj jave, do të marrin padyshim një goditje të fortë nga ky nga skandal. Shtrahe po punonte me Mateo Salvinin, zëvendëskryeministrin e Italisë, dhe me Marin Lë Penin e Francës për tëformuar njëgrup të fuqishëm euroskeptik në Parlamentin Europian.

Zonja Lë Pen është tepër ekstreme edhe për disa nacionalistë konservatorë, siç është Partia LigjdheDrejtësi në Poloni. Partia e Lirisë në Austri, duket tani të jetë po aq toksike. Nëse skandaliështëshkatërrues për Partinë e Lirisë, partneri i vogël i koalicionit qeveritar, ai përbën një siklettë madhedhe për Sebastian Kurc, kancelari i ri i qendrës së djathtë.

Dëmtimi i tij, do të rezononte në të gjithë Evropën. Kurc e drejtoi Partinë Popullore Austriake nëtëdjathtë, pasi fitoi udhëheqjen e saj në vitin 2017. Koalicionet e mëdha, e kanë drejtuar këtëvend përpjesën më të madhe të historisë së saj të pasluftë. Por, Kurc ishte këtë herë i vendosur, të shmangtebashkimin në një tjetër koalicion me qendrën e majtë.

Kurc kishte menduar se duke formuar një qeveri me të djathtën ekstreme, ai mund ta zbusteatëideologjikisht, dhe ta mbantë nën kontroll në rrafshin elektoral. Edhe të shtunën, ai bëripërpjekjepër të mbajtur gjallë koalicionin e tij, ku thuhet se kërkoi dorëheqjen e Herbert Kikël, ministrit tëBrendshëm të ekstremit të djathtë.

Një qëndrim i fortë në të djathtë anti-emigracion, i shoqëruar me një imazh modern, e bëriKurcin tëpreferuarin e krahut konservator të Kristiandemokratëve gjermanë, të irrituar ngakompromiset e koalicionit të madh, dhe centrizmi i Angela Merkelit.

Ai frymëzoi drejtues të tjerë të rinj të së djathtës, si Pablo Kasado në Spanjë dhe Loren VokenëFrancë. Por kjo qasje, pati pasoja katastrofike në zgjedhjet parlamentare spanjolle të muajittëkaluar. Voke ka deklaruar kohët e fundit se ai është udhëheqësi i së djathtës dhe i qendrëssëdjathtë.

Kurcizmi si një filozofi konservatore, nëse ka ekzistuar ndonjëherë, ka marrë fund tashmë.Megjithatë, Kurc do të vazhdojë të jetojë. Partia e tij është më e madhja në vend, dhelidershipi itij duket i patundur. Pas zgjedhjeve të parakohshme, ndoshta në vjeshtë, ai mund tëpërpiqet tëformojë një koalicion me partitë më të vogla duke përfshirë edhe partinë e re liberaleNeos, për taçuar partinë në një drejtim më centrist dhe reformist.

Partia e Lirisë, duket e dërrmuar. Beate Meinl-Raizinger, lideri i Neos, i tha “Financial Times” se skandali tregon se “është e pamundur të qeverisësh me një parti populiste” – por ajo thotë se ështëherët të thuhet se ajo ka marrë fund.

Partia u përça në vitin 2002 pas një koalicioni të parë me qendrën e djathtë, kur u nda midis radikalëve dhe moderatorëve. Megjithatë, FPO e mori shpejt veten. Me fragmentimin e politikësnë tëgjithë Evropën, dhe nivelet e larta të zhgënjimit me partitë e establishmentit, FPO nukmund tëthuhet se do të pushojë së qeni një aktore e rëndësishme.

“Financial Times”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button