Ekonomia
Rënia në bursa godet eksportet shqiptare
Rënia e çmimeve në bursat ndërkombëtare për mineralet dhe naftën godasin eksportet shqiptare. Instituti i Statistikave njoftoi se në shkurt të këtij viti eksportet e mallrave ranë 4.5% në krahasim me shkurtin e vitit 2015.
Vetë grupi i mineraleve ka një rënie prej rreth 13%. Sipas raportit të INSTAT mbi tregtinë e jashtme, importet e mallrave në muajin shkurt 2016 u rritën me 6.8 për qind në krahasim me shkurtin e një viti më parë dhe 19.1% në krahasim me janarin e 2016-s.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 24 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej rreth 17 për qind.