Renzi fjalim në Strasburg: Europa nuk mund të bëjë dot pa Shqipërinë e Ballkanin
Në përfundim të presidencës 6-mujore të Italisë për BE, kryeministri italian Matteo Renzi ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Europian ne Strasburg, ku ka shprehur qëndrimin e tij pro integrimit të Shqipërisë dhe vendeve te tjera te Ballkanit në Bashkimin Europian.
“Europa nuk mund të bëjë dot pa Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe nuk mund të lejojmë që ky diskutim mbi zgjerimin të udhëhiqet nga frika e pasiguria. Në të kundërt, do të mbetemi në fund të botës që ndryshon me ritme të shpejta”, tha Renzi.
Renzi ka vlerësuar kontributin e Italisë gjatë 6 muajve të kryesimit të presidencës së BE në përpjekje, siç u shpreh, për t’iu rikthyer shpresën gjeneratave të reja.
Nga ana e tij, kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka shprehur falënderimin për homologun italian përmes një mesazhi në Twitter.
“Falenderime Matteo Renzit për fjalimin e shkëlqyer në Strasburg. Europa duhet të japë fund frikës përpara se të jetë vonë”, shkruan Rama në Twitter.
Për gayetat ,televizionin dhe radion,bile edhe për gjuhtar dhe politikan.
Pak më lart po e lexoj një shkrim që e sjell ky portali 24 orë.
Citoj:Marrëveshja maxhorancë-opozitë nis zbatimin me fillimin e sesionit
Shtroj pyetjen,pse po ju pengon ju të lartëcekurve të shkruani ,në vend të maxhorancë-opozit, këtë ta shkruani pozitë opozitë.
Ose maxhorancë (një fjalë e huaj ) me sa di unë në ghuhën Shqipe i përgjigjet fjala shumicë.
Po të shkoni në treg të pemëve dhe perimeve ,aty dëshironi me ble shumë speca,a do të kërkoni me blejspeca me shumicë apo me maxhorancë.
Ju lutem gayetar,shkrimtar,politikan dhe intelektual mos e bastardhoni gjuhën me fjalë të huaja pa nevoj.
Katunari i brengosur