🌡️
Tiranë 11 June 2026
S&P 500 7,267 ▼1.62%
DOW 49,919 ▼1.87%
NASDAQ 25,170 ▼1.98%
NAFTA 89.19 ▼0.93%
ARI 4,108 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $63,148 ▲ +3.63% ETH $1,662 ▲ +2.94% XRP $1.1208 ▲ +1.66% SOL $65.4900 ▲ +3.69%
S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 89.19 ▼0.93 % ARI 4,108 ▼0.62 % S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 89.19 ▼0.93 % ARI 4,108 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Politika

Replika në Kuvend. Zhupa: Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, Balla: Fjalim i një flamingo nga Temu

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar fjalimin e deputetes demokrate, Ina Zhupa. Ai u shpreh se fjalimi ishte si i një flamingo nga Temu. Balla ndër të tjera ngriti pyetjen se përse kanë propozuar 4 projekligje ndërsa disa ditë më parë ata deklaruan se ishin pro investimeve.

“Ky ishte fiks një fjalim i një flamingo nga Temu. Edhe më pelqen shumë që keni disa ditë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja flamingo, keni filluar të silleni si flamingo. Kush iu ka komanduar, autorizuar, bëni zhurmë sa të doni. Shkoni edhe në protestë po deshët, vidheni edhe po deshët protestën.

Sa i përket 4 ligjeve që keni sjellë ne jemi kundra. Jemi kundra dhe do t’i rrëzojmë ato sepse jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë. Ju javën e kaluar dolët me bufin e madhe e thatë se jeni pro investimit, tani kush është qëllimi i 4 projektligjeve.

Tani jeni pro apo kundër, cili është qëllimi i këtyre projektligjeve? Ne jemi pro investimit, dhe do të bëhet. Shqipëria nuk e ka luksin të humbi 4 miliardë sepse e dini, pse bëheni kaq qesharak”, tha ai ndër të tjera.

Zhupa gjatë fjalës së saj se çështja e parë që duhet adresuar është paketa e integrimit dhe e shfuqizimit të ligjit. Ajo ndër të tjera foli për protestën e qytetarëve.“Ky Kuvend nuk mund të jetë në një botë paralele, nga bota e realitetit që po ndodh në Shqipëri. Se kush është prioritet i ditës. Çështja e parë që duhet adresuar është paketa e integrimit, e shfuqizimit të ligjit, që e kanë dhuruar Shqipërinë te oligarkët. E kanë trajtuar zhvillimin, kur do dhe si do Edi Rama. Kjo nuk është as Shqipëria europiane, dhe as ajo që duan shqiptarë.

Në fakt është i vetmi projektligj në kalendar se kur do të shqyrtohet, për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Edhe ça bëni ju? E lini pa data. Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, një qeveri tranzitore, një parlament që miraton shfuqizimin e ligjeve, një parlament që nuk i anatemon protestuesit. Që s’i numëron ata me syzet e miopit, por me të realitetit.

Nëse mendoni se mandatet tuaja vijnë nga qytetarët, përgjigjuni atyre, nëse mendoni se vini nga Rama, mos iu përgjigjeni. Por do të merrni nga ata përgjigjen, siç e shikoni që do të jenë më shumë, më të qartë, për të kërkuar që kjo qeveri, dhe kjo makutëri, kjo sjellje harbute, duke shkelur interesin publik dhe të brezave të ardhshëm, të ndalojë”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.