☁️
Tiranë 19°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 82.43 ▲0.15%
ARI 3,731 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,899 ▼ -1.15% ETH $1,809 ▼ -0.2% XRP $0.9853 ▼ -1.77% SOL $74.7000 ▼ -0.69%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.43 ▲0.15 % ARI 3,731 ▼0.3 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.43 ▲0.15 % ARI 3,731 ▼0.3 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Politika

Replika pas mesnate/ Balla sfidon Shehajn: Kur të vijë kërkesa nga Italia për heqjen e imunitetit tënd, do ta votosh?

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka pasur një replikë të fortë me deputetin e opozitës, Agron Shehaj, gjatë diskutimeve në seancën plenare të Kuvendit, duke e sfiduar publikisht për qëndrimin që do të mbajë në rast se Prokuroria italiane do të kërkojë heqjen e imunitetit të tij parlamentar.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla i kërkoi Shehajt të deklarojë nëse do të votojë pro një kërkese të tillë nga autoritetet italiane.

Gjatë replikës, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së përdori edhe ironi dhe akuza ndaj deputetit të opozitës, duke iu referuar pasurisë së tij dhe shitjes së një vile për 15 milionë euro.

“Kryetar, 2 minuta nga koha jonë shtesë dua t’i përdor për një replikë për 3 deputetët e shkollës së natës, që pasi kanë ikur gjithë ditën, vijnë e përdorin foltoren këtu. Njëri edhe nga vendi si një vend hedhje mbeturinash. Për Agron Shehajn e kam replikën.

Agron, nesër është dita botërore e VC-ve, e ka shpallur OKB-ja. Edhe fjalët e tua do t’i përdor nesër, por një gjë po ta them, një gjë po ta them: i fundit, dita botërore e VC-ve, kontrolloni, është e shpallur 20 nëntori, është i shpallur nga OKB-ja dita botërore e VC-ve. Dhe, dhe do t’i përdor nesër fjalët tua.

Dhe ty po ta them një gjë: unë të sfidoj dhe të them, kur të vijë, kur të vijë kërkesa nga prokuroria italiane për imunitetin tënd, do ta votosh apo nuk do ta votosh? Ti që i bën ben të gjithëve. Se, meqenëse jemi mbledhur sot të flasim për strehimin social, strehimin social, në fakt ne. Shuma që do të jetë në total të gjithë kësaj ende nuk është sqaruar. Po ti, nëse je aq dashamirës për atë djalin që ty të dhemb shpirti, një cifël të vogël nga 15 milionë eurot, nga 15 milionë eurot e apartamentit tënd, se ti je gjeni, ti je i paimagjinueshëm, ti je i vetmi që e merr një, një vilë, 3 milionë dhe për 3 vjet e shet 15 milionë. Ti je i paparë, ti je, ti je magjistar.

Nuk ka si ti, Agron, ti je i paparë. Vetëm ti e bën këtë. 15 milionë një vilë. Kështu që ti një hajdut, ti je një hajdut, që fundi i një hajduti si puna jote dihet. Unë kaq po të them. Ti do ta votosh kërkesën nga prokuroria italiane për heqjen e imunitetit tënd, kaq po të them unë sot. Do ta votosh apo jo? E voton apo nuk e voton?”, u shpreh mes të tjerave Balla.

Përtej përplasjes politike, Balla u ndal edhe te diskutimi për politikat e strehimit social, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për çiftet e reja dhe familjet në nevojë.

Ai bëri të ditur objektivin për të vënë në dispozicion 10 mijë banesa gjatë vitit 2027, ndërsa për vitin 2028 synimi është që ky numër të arrijë në 20 mijë banesa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.