☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.35 ▼1.39%
ARI 4,040 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,183 ▼ -1.48% ETH $2,325 ▼ -1.63% XRP $1.2910 ▼ -2.68% SOL $100.5600 ▼ -2.07%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,040 ▼0.28 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,040 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Reshitaj për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çfarë sigurie mund të ndjejë një grua që kërkon ndihmë?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Albena Reshitaj, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke ngritur shqetësime për reagimin e institucioneve ndaj rasteve të dhunës ndaj grave.

Reshitaj ka thënë se publikimi i audio-incizimeve, në të cilat Arlinda dëgjohet duke kërkuar ndihmë nga zyrtarët policorë, e bën rastin edhe më të rëndë. Sipas saj, në njërin prej incizimeve dëgjohet një zyrtar duke i thënë se nuk është i obliguar të merret me të.

“Vrasja e Arlindës na ka tronditur, por ajo që po dëgjojmë këto ditë e bën edhe më të rëndë, edhe më të trishtueshme”, ka deklaruar Reshitaj.

Ajo gjithashtu ka përmendur raportimet se, tri ditë para vrasjes, kur Arlinda kishte kërkuar ndihmën e policisë, zyrtarët ishin vonuar 70 minuta për shkak se nuk kishin pasur veturë zyrtare në dispozicion.

“Unë pyes sot se çfarë sigurie mund të ndjejë një grua që kërkon ndihmë nga shteti, nëse përgjigjja që merr është se ‘askush nuk është i obliguar të merret me të’”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësimin për numrin e vrasjeve gjatë muajve të fundit dhe aftësinë e institucioneve për t’i mbrojtur qytetarët në momentet kur kanë më së shumti nevojë.

“Vetëm në 10 muajt e fundit i kemi tetë vrasje. A po arrijnë institucionet tona t’i mbrojnë qytetarët, kur ata kanë më së shumti nevojë?”, ka pyetur Reshitaj.

Deputetja ka kritikuar edhe mungesën e përgjigjeve të qarta për përgjegjësinë institucionale në rastet e mëparshme, duke vënë në pikëpyetje zbatimin e masave të reja që Qeveria ka paralajmëruar për mbrojtjen e grave.

Ajo ka theksuar se besimi i qytetarëve në këto masa varet edhe nga mënyra se si trajtohen rastet e mëparshme dhe nëse përgjegjësitë institucionale adresohen qartë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.