🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 81.59 ▼1.03%
ARI 3,594 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $62,060 ▼ -2.81% ETH $1,757 ▼ -2.69% XRP $0.9632 ▼ -2.03% SOL $72.4400 ▼ -2.87%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.59 ▼1.03 % ARI 3,594 ▼2.47 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.59 ▼1.03 % ARI 3,594 ▼2.47 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Kronika

Reshje dhe erëra të forta në Shkodër, bllokohet pjesërisht aksi Tamarë–Vermosh, probleme me energjinë elektrike

Gjatë natës së kaluar, territori i Qarkut Shkodër është përfshirë nga reshje shiu dhe erëra të forta. Sipas informacioneve, situata në nivel qarku paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme, me problematika të kufizuara kryesisht në disa zona malore, në akset rrugore rurale dhe në furnizimin me energji elektrike. Nuk raportohen problematika të tjera të natyrës së emergjencave civile.

Në Bashkinë Shkodër, pavarësisht reshjeve të shiut dhe erërave të forta, nga strukturat e Mbrojtjes Civile nuk raportohen problematika.

Në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe, në vendin e quajtur Dobri, si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në digën e Selcës, prurjet e përroit kanë sjellë depozitimin e materialeve inerte, duke bllokuar rrugën. Gjithashtu, në zonën e Gropave të Selcës janë konstatuar rrëshqitje gurësh. Strukturat përgjegjëse ndodhen në terren për verifikimin e situatës dhe kryerjen e ndërhyrjeve të nevojshme.

Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë, është bllokuar pjeserisht aksi rrugor Tamarë–Vermosh. Firma kontraktuese ndodhet në terren dhe po punon për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e plote te qarkullimit.

Në Bashkinë Vau i Dejës, janë evidentuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Njësitë Administrative Vig-Mnelë dhe Hajmel. Deri në momentin e raportimit, nga strukturat e Mbrojtjes Civile nuk raportohen problematika të tjera.

Në Bashkinë Pukë, erërat e forta kanë shkaktuar thyerjen e disa pemëve në unazën e qytetit, të cilat janë larguar nga Drejtoria e Shërbimeve. Gjithashtu, janë evidentuar rënie gurësh në rrugët rurale dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike deri në mesnatë. Energjia elektrike eshte rikthywr pas remontit. Deri në momentin e raportimit, nuk janë evidentuar problematika të tjera.

Në Bashkinë Fushë-Arrëz, reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe dherash në akset rrugore të Njësive Administrative Fierzë, Blerim, Iballë dhe Qafë-Mali. Deri në momentin e raportimit, nuk raportohen problematika të tjera nga strukturat e Mbrojtjes Civile.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, janë evidentuar ndërprerje në zonën e Vrakës, në Bashkinë Malësi e Madhe, në Zagorë dhe në një pjesë të zonës Tamarë–Vermosh. Gjithashtu, janë regjistruar ndërprerje të herëpashershme në disa njësi administrative të Bashkisë Fushë-Arrëz. Ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.