🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 81.52 ▼1.12%
ARI 3,595 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $62,051 ▼ -2.83% ETH $1,757 ▼ -2.67% XRP $0.9641 ▼ -1.96% SOL $72.4200 ▼ -2.83%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.52 ▼1.12 % ARI 3,595 ▼2.47 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.52 ▼1.12 % ARI 3,595 ▼2.47 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Arte

Bedri Dedja, akademiku dhe shkrimtari për fëmijë që frymëzoi brezat

Akademia e Shkencave kujtoi, në ditën e tij të lindjes, shkrimtarin dhe akademikun Bedri Dedja.

Bedri Dedja ishte shkrimtar, pedagog, studiues, akademik dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX. Dedja lindi më 20 nëntor të vitit 1930 në qytetin e Korçës. Shkollën fillore e ndoqi në Shkodër, ndërsa të mesmen e kreu në gjimnazin “16 shtatori” të Durrësit. Në vitin 1949 u dërgua me bursë shteti për studime të larta në Moskë, ku më 1953 mori diplomën e arsimit të lartë në dy degë paralele: psikologji-pedagogji dhe letërsi për fëmijë.

Ka qenë pedagog dhe dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954–1957), drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik 2-vjeçar të Tiranës (1957–1958), kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”, i revistave “Arsimi Popullor” e “Fatosi”; nismëtar dhe drejtor i Institutit të Studimeve dhe Botimeve Shkollore (1965–1970), zëvendësministër i Arsimit dhe i Kulturës (1970–1973), sekretar shkencor i ASHSH-së (1973–1975) etj.

Është autor i botimeve shkencore pedagogjike e psikologjike: “Rrugët e perfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare” (1966), “Shënime për historinë e mendimit pedagogjik shqiptar” (1972), “Studime për problemin e metodave të dhënies së mësimit në shkollë” (1987), “Drejt enigmave të psikikës së njeriut” (1989), “Psikologjia sociale” (1990), “Sekreti i talentit” (1998), “Nëpër ravat e jetës” (2001) etj.; bashkautor në tekste të psikologjisë për shkollat e larta dhe për kursin pasuniversitar, në veprën “Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar” I (2004), në manualin shkencor “Didaktika” etj.

Ndër veprat kryesore si shkrimtar i letërsisë për fëmijë janë romanet “Kalamajtë e pallatit tim” (1972), “Met partizani” (1981), “Kacamisri rreth globit” (1993), “Një udhëtim i rrezikshëm” (1962), “Qyteti me tri kështjella” (2003), “Republika e një mijë e njëqind çudirave” (1997); poema “Shkolla e pyllit” (1967), vëllimet “Përralla njëmbëdhjetëkatëshe” (1996), “Kapiteni i shtrëngatës” (1970); si studiues ka botuar librat “Tradita e probleme të letërsisë shqipe për fëmijë” (1971), “Shkrime mbi letërsinë për fëmijë” (1978), “Letërsia për fëmijë” (1961) etj. Për këtë veprimtari ka marrë Urdhrin e Organizatës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe të Rinj (Cyrih, 2000).

Bedri Dedja ka qenë kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve dhe anëtar i Asamblesë së Ligës Botërore të Shkencave Psikologjike. Në vëllimin e vitit 1999–2000 të Qendrës Ndërkombëtare të Biografive të Kembrixhit (IBC), në rubrikën “Who’s Who”, Bedri Dedja është cilësuar si shkrimtar dhe autor botëror, si një nga 2000 shkrimtarët më të shquar të shekullit XX dhe “Njeriu i Vitit 1999–2000”.

Ai është vlerësuar me medaljen “Qytetar Nderi” i Beratit, laureat i “Çmimit të Republikës” dhe me urdhrin “Naim Frashëri”. Me rastin e 70-vjetorit të lindjes, ai mori urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Bedri Dedja u nda nga jeta më 13 prill 2004.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.