Reshjet e shiut përfshijnë Vlorën, qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme (VIDEO)
Qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshjet e shiut me intensitet të moderuar, të cilat kanë nisur që në orët e para të mbrëmjes, me intervale ndërprerjeje.
Reshjet vijojnë edhe në këto momente, ndërsa deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve në brendësi të qytetit.
Parashikohet që reshjet të vijojnë gjatë ditës, duke përfshirë qytetin e Vlorës dhe zona të tjera të qarkut.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.