⛈️
Tiranë 21°C · Stuhi 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.61 ▼0.96%
ARI 4,209 ▲1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,600 ▼ -0.6% ETH $2,504 ▼ -2.47% XRP $1.3995 ▼ -1.23% SOL $110.4000 ▼ -4.12%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.61 ▼0.96 % ARI 4,209 ▲1.24 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.61 ▼0.96 % ARI 4,209 ▲1.24 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kosova

Rriten vizitorët në hotelet e Kosovës, Shqipëria prin te turistët e huaj

Në gusht 2026, hotelet regjistruan 101.792 vizitorë, 10% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj u rrit për 17.5%, me Shqipërinë si vendin kryesor të origjinës.

Hotelet në Kosovë kanë regjistruar rritje të numrit të vizitorëve gjatë gushtit të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave statistikore, gjatë këtij muaji në hotelet e vendit qëndruan 101.792 vizitorë, kundrejt 92.544 vizitorëve në gushtin e vitit 2025, duke shënuar rritje prej 10%.

Nga numri i përgjithshëm i vizitorëve, 37.986 ishin vendorë, ndërsa 63.806 ishin vizitorë të huaj. Këta të fundit përbënin pjesën më të madhe të vizitorëve të regjistruar në hotele gjatë muajit gusht.

Rritje u shënua edhe te netëqëndrimet. Gjatë gushtit 2026, në hotelet e Kosovës u regjistruan gjithsej 212.411 netëqëndrime, prej të cilave 135.740 nga vizitorët e huaj dhe 76.671 nga vizitorët vendorë.

“Në Gusht 2026, numri i vizitorëve në hotele ishte 101 792 prej tyre vizitorë vendorë ishin 37 986 dhe vizitorë të jashtëm ishin 63 806. Krahasuar me muajin Gusht të vitit 2025 (sa ishin 92 544 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 10.0%. Numri i netë qëndrimeve ishte 212 411, prej tyre 135 740 (62.6%) nga vizitorët e jashtëm dhe 76 671 (ose 36.1%) vizitorët e brendshëm”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Të dhënat tregojnë se numri i netëqëndrimeve nga vizitorët e jashtëm u rrit për 17.5% krahasuar me gushtin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 115.537 netëqëndrime. Ndërkohë, vizitorët vendorë realizuan 76.671 netëqëndrime, kundrejt 76.874 në të njëjtin muaj të vitit paraprak.

Shqipëria ishte vendi prej nga erdhi numri më i madh i vizitorëve të huaj në hotelet e Kosovës gjatë gushtit 2026.

Sipas të dhënave, nga Shqipëria u regjistruan 12.291 vizitorë, krahasuar me 9.637 në gushtin e vitit 2025, që paraqet rritje prej 27.5%.

Vizitorët nga Gjermania renditen pas Shqipërisë, me 10.219 vizitorë, nga 9.898 sa ishin një vit më parë, duke shënuar rritje prej 3.2%.

Rritje u regjistrua edhe te vizitorët nga Zvicra dhe Turqia. Nga Zvicra qëndruan në hotelet e Kosovës 5.633 vizitorë, kundrejt 5.219 në gushtin e vitit 2025, ose 7.9% më shumë. Ndërsa nga Turqia u regjistruan 4.004 vizitorë, krahasuar me 3.622 një vit më parë, duke shënuar rritje prej 10.5%.

Në kategorinë e vendeve të tjera u regjistruan 31.658 vizitorë, nga 31.109 sa ishin në gushtin e vitit paraprak, me rritje prej 1.8%.

Rritja më e theksuar në mesin e vendeve të paraqitura në statistikë u regjistrua te netëqëndrimet e vizitorëve nga Shqipëria.

Gjatë gushtit 2026, vizitorët nga Shqipëria realizuan 26.418 netëqëndrime në hotelet e Kosovës, kundrejt 16.039 netëqëndrimeve në gushtin e vitit 2025. Kjo paraqet rritje prej 64.7%.

“Sa u përket vizitorëve të huaj ne muaj Gusht 2026, krahasuar me periudhën paraprake (Gusht 2025) pati një rritje të vizitorëve për 7.3%. Në total, 63 806 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj”.

Vizitorët nga Gjermania realizuan 22.484 netëqëndrime, nga 20.624 një vit më parë, me rritje prej 9%.

Nga Turqia u regjistruan 7.612 netëqëndrime, krahasuar me 5.580 në gushtin e vitit 2025, që paraqet rritje prej 36.4%.

Në anën tjetër, netëqëndrimet e vizitorëve nga Zvicra shënuan rënie. Në gusht 2026 u regjistruan 10.019 netëqëndrime nga ky shtet, kundrejt 10.664 në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, ose 6% më pak.

Ndërsa vizitorët nga vendet e tjera realizuan 69.208 netëqëndrime, krahasuar me 62.630 një vit më parë, duke shënuar rritje prej 10.5%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.