☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▲0.14%
ARI 4,129 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,146 ▼ -0.01% ETH $1,798 ▲ +1.06% XRP $1.1056 ▼ -0.41% SOL $77.8200 ▼ -1.77%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Kronika

Review-t e rreme mund t’ju çojnë në burg, çfarë parashikon Kodi Penal

Teksa në vend po zhvillohet debat mbi fushatat e koordinuara me review të rreme ndaj bizneseve, lind pyetja se çfarë pasojash penale parashikon legjislacioni shqiptar për raste të tilla.

Edhe pse Kodi Penal nuk përmban një dispozitë të posaçme për review-t online, disa nene mund të gjejnë zbatim, në varësi të mënyrës se si është organizuar fushata, qëllimit të autorëve dhe dëmit që i është shkaktuar biznesit.

Një prej tyre është neni 166, “Përhapja e sekreteve tregtare dhe dëmtimi i imazhit”. Sipas kësaj dispozite, kur lajmet e rreme përdoren si mjet i konkurrencës së pandershme për të diskredituar një biznes rival, produktet ose shërbimet e tij, vepra dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Kjo do të thotë se një fushatë e organizuar për të përhapur pretendime të pavërteta ndaj një biznesi nuk mund të paraqitet automatikisht si kritikë apo protestë. Në rast se provohet se synimi ka qenë dëmtimi i qëllimshëm, autorët mund të përballen me përgjegjësi penale.

Një tjetër dispozitë është neni 143/a, “Mashtrimi kompjuterik”. Ky nen mund të aplikohet kur informacionet e rreme përhapen përmes sistemeve kompjuterike me qëllim sigurimin e një përfitimi ekonomik të paligjshëm ose shkaktimin e një dëmi pasuror ndaj një biznesi tjetër.

Për këtë vepër, Kodi Penal parashikon dënim me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet.

Zbatimi i këtij neni do të varej nga provat konkrete: nëse fushata ka qenë e organizuar, nëse autorët kanë vepruar me qëllim ekonomik dhe nëse review-t e rreme kanë sjellë humbje të matshme, si ulje të klientëve, anulime porosish apo dëmtim të aktivitetit tregtar.

Kodi Penal parashikon gjithashtu nenin 267, “Përhapja e njoftimeve të rreme që ngjallin panik”. Ky nen mund të zbatohet kur informacioni i rremë nuk dëmton vetëm reputacionin e një biznesi, por përhapet gjerësisht dhe shkakton panik ose rrezikon rendin publik.

Përhapja e njoftimeve të tilla dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Kufiri ligjor kalohet kur persona që nuk kanë qenë klientë paraqiten si të tillë, shpikin ngjarje që nuk kanë ndodhur ose koordinohen për të prodhuar një perceptim të rremë dhe për t’i shkaktuar biznesit dëm ekonomik.

Në këtë rast nuk bëhet më fjalë vetëm për opinion apo bojkot, por për një veprim të organizuar që, në varësi të rrethanave, mund të hetohet si konkurrencë e pandershme, mashtrim kompjuterik ose përhapje e njoftimeve të rreme që shkaktojnë panik.

Për rrjedhojë, fushatat me review të fabrikuara nuk janë një zonë e parregulluar nga ligji. Nëse provohen organizimi, qëllimi dhe dëmi, personat e përfshirë mund të përballen jo vetëm me kërkesa për dëmshpërblim nga bizneset, por edhe me pasoja penale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.