☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,771 ▼0.62%
DOW 50,974 ▼1.06%
NASDAQ 27,391 ▼0.76%
NAFTA 89.97 ▲0.59%
ARI 4,124 ▼1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,062 ▼ -3.46% ETH $2,562 ▼ -5.41% XRP $1.4300 ▼ -5.45% SOL $115.7700 ▼ -4.28%
S&P 500 7,771 ▼0.62 % DOW 50,974 ▼1.06 % NASDAQ 27,391 ▼0.76 % NAFTA 89.97 ▲0.59 % ARI 4,124 ▼1.51 % S&P 500 7,771 ▼0.62 % DOW 50,974 ▼1.06 % NASDAQ 27,391 ▼0.76 % NAFTA 89.97 ▲0.59 % ARI 4,124 ▼1.51 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Opinion

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Nga Ylli Pata

Sali Berisha, pas qetësisë së çuditshme në sallën e parlamentit të së hënës, që u duk se kishte lidhje me ardhjen e ambasadorit amerikan, sot ka përmbysur tavolinën sërish.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kreu i saj, ka thënë se nuk ecet me rrugën parlamentare e me Kuvendin, por duhet kaluar në revolt.

“Ai parlament është bërë zëdhënës i interesave më kriminale të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. Ai parlament është bërë mburojë e vjedhjeve më të mëdha nga Edi Rama dhe të tjerë. Ai parlament ka vendosur terrin dhe errësirën për qytetarët shqiptarë, të votojë në interes strikt të ngushtë të Edi Ramës çdo ligj dhe vendim që bie ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë.“, tha ai.

Më tej, Berisha tha se “revolta” është rruga e vetme për të shpëtuar vendin nga qeverisja e Edi Ramës.

“Është revolta dhe vetëm revolta ajo që mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti i Edi Ramës”, përfundoi ai.

Ky shpërthim i doktorit vjen pas disa qëndrimeve dhe daljeve të disa personazheve në PD, duke shfaqur ambiciet për të kandiduar për kryebashkiakë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ku ra në sy një intervistë e Ilir Alimehmetit në televizion, i cili theksoi se ishte i gatshëm të përballte çdo kandidat që mund të dilte nga mazhoranca. Gjithashtu edhe ajo e kreut të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, i cili tha se do të fitonte edhe pse Rrogozhina bashkohet me territorin aktual të bashkisë që drejton.

Pas atyre intervistave pati një heshtje të plotë nga selia blu, e cila praktikisht nuk po bën asnjë përgatitje për zgjedhjet vendore, as nuk ka ndonjë strategji për të nxitur një mobilizim popullor e politik drejt votës së majit 2027.

Kontestimi i Sali Berishës për reformën territoriale që ka paraqitur mazhoranca, mund të bëhet shumë mirë një material i fushatës zgjedhore.

Pasi, siç ka bërë të ditur kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, edhe nëse miratohet reforma e re, nuk implementohet dot teknikisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

I acaruar nga lënia jashtë që i bëri ambasadori i ri amerikan në Tiranë, duke i bërë karshillëk duke thirrur vartësit e tij, duket ka acaruar rëndë kreun e PD-së.

I cili, siç ka bërë gjithmonë, po kërkon të negociojë duke tërsëlluar. Siç bëri në fillim të këtij viti në një kohë të gjatë negociata me molotov, por nuk përfitoi asgjë.

Në këtë logjikë, duke parë edhe sondazhet, situata nuk është shumë shpresëdhënëse për të, sidomos edhe me dëmin që i ka shkaktuar edhe protesta e flamingove, edhe pse tani ka arritur ta kontrollojë.

Negocimi me pistoletë në tavolinë është një aksiomë e njohur, por përsëritja vazhdimisht kur s’merr rezultat, kërkon një diversikim të strategjisë.

Në këtë situatë, nuk është çudi që të kthehemi te 30 qershori i 2019-s, kur opozita bojkotoi zgjedhjet lokale dhe i shkaktoi një kosto të rëndë politike.

Por këtë radhë, fusha nuk është bosh ngase mund të zihet menjëherë nga partitë e vogla, që për intriga dhe makinacione, apo model politikë janë copy paste të doktorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.