☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,777 ▼0.54%
DOW 50,997 ▼1.02%
NASDAQ 27,424 ▼0.64%
NAFTA 89.54 ▲0.11%
ARI 4,130 ▼1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,090 ▼ -4.04% ETH $2,565 ▼ -5.8% XRP $1.4284 ▼ -6.11% SOL $115.9900 ▼ -4.79%
S&P 500 7,777 ▼0.54 % DOW 50,997 ▼1.02 % NASDAQ 27,424 ▼0.64 % NAFTA 89.54 ▲0.11 % ARI 4,130 ▼1.38 % S&P 500 7,777 ▼0.54 % DOW 50,997 ▼1.02 % NASDAQ 27,424 ▼0.64 % NAFTA 89.54 ▲0.11 % ARI 4,130 ▼1.38 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Politika

Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka dhënë detaje pas mbledhjes së sotme të qeverisë, duke u ndalur te transparenca e fondeve publike, procesi i integrimit europian dhe fondet IPARD.

Ibrahimaj deklaroi se përmes procesit “Paqyrë Albania” qytetarët do të kenë akses në dokumentet dhe zbatimin e kontratave të prokurimeve, ndërsa foli edhe për pritshmëritë për mbylljen e Kapitullit 20 dhe rihapjen e fondeve IPARD.

Delina Ibrahimaj:

“Sapo përfunduam mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën, ndër të tjera, diskutuam gjerësisht për prokurimet publike dhe për nevojën për të pasur një sistem më të qëndërzuar dhe më transparent të prokurimeve publike.

Ne shpeshherë gjatë vitit kemi diskutuar për sistemin e ri të inteligjencës artificiale, i cili do të përfshihet në prokurimet publike. Jemi në fazat e fundit të finalizimit të detajeve dhe, duke qenë se presim që shumë shpejt, pra brenda vjeshtë të këtij viti, të fillojmë me procedurat e përdorimit të inteligjencës artificiale në prokurimet publike, donim të rishikonim mënyrën se si ato bëhen, në mënyrë që të jenë më transparente dhe më të prekshme për qytetarët.

Më herët kemi thënë se është e rëndësishme që në platformën “PasqyraAlbania” të kemi një informacion të detajuar mbi prokurimet publike, ku qytetarët jo vetëm të kenë akses mbi cilat janë prokurimet që kryhen dhe përfundimin e tyre, por të kenë akses edhe mbi zbatimin e kontratave të prokurimeve.

Ndaj edhe kemi diskutuar sot dhe është prezantuar një model në të cilin jo vetëm Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) do të marrë më shumë peshë në kryerjen e proceseve të prokurimeve publike, por edhe do të sinkronizohen të gjitha sistemet e Ministrisë së Financave, të Agjencisë së Prokurimit Publik, por edhe të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe të zbatimit të kontratave, deri në pikën finale të sistemeve të fiskalizimit.

Në këtë mënyrë, në çdo moment, fondet publike do të jenë të gjurmueshme, të kontrollueshme dhe transparente për të gjithë ata që do të jenë të interesuar..

Sakaq, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka bërë me dije disa nga projektet dhe marrëveshjet e miratuara pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Ai u ndal te rehabilitimi i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Durrësit, një projekt me vlerë 118 milionë euro, si dhe te investimet në Porto Romano, Spitallë dhe Shkozet. Karakaçi njoftoi gjithashtu për projektet për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit të Tiranës dhe për eficiencën energjetike në 50 shkolla publike”.

Enea Karakaçi:

“Miratuam marrëveshje dhe projekte. Marrëveshje me Francën për rehabilitimin e ujesjellësit dhe kanalizimeve të Durrësit. Kemi mbërritur në pikën finale të tij. Projekt me vlerë 118 milionë euro. Do të zgjerohet edhe impianti i trajtimit të ujrave të ndotur.

Morëm lajm të mirë nga BE për alokimin e një granti 50 milionë euro edhe në Porto Romano, Spitallë dhe Shkozet. Miratuam projekt për përmirësimin e tubacioneve të ujësjellësit të Tiranës, do të bëjmë edhe instalim të matësve inteligjentë.

Presim të marrim grant mbi 50% të fondit të investimeve. Një tjetër projekt është përmirësimi dhe investimi për eficencën e energjisë për 50 shkolla publike, që do të rehabilitohen dhe do të pajisen me sistem kapot dhe panele diellore. Projekt 22 milionë euro”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.