Kupa e Shqipërisë, përcaktohen çiftet e turit të fazës së 1/16-ve të finales
Janë përcaktuar çiftet e fazës së 1/16-ve të finales të Kupës së Shqipërisë, që kanë dhuruar disa përballje interesante.
Skënderbeu do të përballet me Apoloninë, ndërsa Laçi do të luajë kundër Shirokës. Pogradeci do të sfidojë Kukësin, ndërsa Flamurtari do të përballet me Butrintin.
Kastrioti-Eagle, Besa-Korabi, Iliria-Luftëtari dhe Bylis-Besëlidhja janë përballjet e tjera të këtij turi.
Kujtojmë që skuadrat që janë renditur në tetë vendet e para sezonin e kaluar në kampionatin Abissnet Superiore do të futen në garë në turin pasardhës të Kupës së Shqipërisë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.