⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,732 ▼ -0.05% ETH $2,234 ▲ +0.1% XRP $1.1590 ▼ -3% SOL $89.5300 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Revolucion kuqezi, drejtuesit e Milanit projektojnë të ardhmen, afrime në çdo repart

Milani po projekton të ardhmen me Massimiliano Allegrin në qendër të gjithçkaje. Në një takim me drejtuesit Tare dhe Furlani paraditen e kësaj të premte, është vendosur që trajneri të ketë rol kyç në ndërtimin e skuadrës dhe në zgjedhjet e merkatos për sezonin e ardhshëm. Prioriteti i Allegrit është forcimi i mbrojtjes dhe mesfushës. […]

Milani po projekton të ardhmen me Massimiliano Allegrin në qendër të gjithçkaje. Në një takim me drejtuesit Tare dhe Furlani paraditen e kësaj të premte, është vendosur që trajneri të ketë rol kyç në ndërtimin e skuadrës dhe në zgjedhjet e merkatos për sezonin e ardhshëm.

Prioriteti i Allegrit është forcimi i mbrojtjes dhe mesfushës. Për prapavijën, emri kryesor mbetet Mario Gila i Lazios, ndërsa në mesfushë Milani synon Nicolò Fagiolin, me idenë për ta bashkuar me Luka Modrić për të krijuar një miks mes rinisë dhe eksperiencës. Në qendër të gjithçkaje mbetet mesfushori kroat, i cili pritet të qëndrojë edhe një sezon tjetër në Milano, duke i dhënë skuadrës stabilitet dhe eksperiencë në një projekt që synon rikthimin në majat e futbollit europian. Në lojë është edhe Leon Goretzka i Bayern Munich, një nga objektivat kryesorë për repartin e mesfushës.

Në sulm priten ndryshime të mëdha: Nkunku dhe Gimenez janë pranë largimit, ndërsa nuk do të konfirmohet Füllkrug. Situata e Rafael Leão mbetet e hapur, por vetëm oferta të mëdha mund të ndryshojnë qëndrimin e klubit. Milani ndërkohë synon një sulmues të nivelit të lartë ndërkombëtar, me Gabriel Jesus si një nga emrat më të fortë në listë. Sulmuesi Brazilian paraqet një profil shumë interesant për drejtuesit kuqezin, pavarësisht ulje ngritjeve këtë sezon për të, I ndikuar edhe nga dëmtimet e shumta, që kanë sjellë që Gabriel Jesus të zhvillojë vetëm 12 ndeshje në Premier League e të realizojë vetëm 2 gola.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.