Maqedonia
‘Revolucioni laraman’ të hënën proteston para Kuvendit të Maqedonisë
Prej javën e ardhshme, gjegjësisht prej ditës së hënë, “Revolucionit laraman”, u rikthehet protestave dhe aktiviteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Laramanët’, para Kuvendit, do të shprehin mbështetjen e padiskutueshme ndaj Prokurorisë Speciale Publike, e cila u krijua pikërisht për gjykimin e rasteve të dalura nga të ashtuquajturat ‘bomb’ nga LSDM.
“Në Kuvend dhe në media po vërehet propaganda kundër Katica Janevës dhe PSP-së. PSP ka nevojë për mbështetje, në luftën kundër krimit të organizuar”, thuhet në thirrjen e protestuesve