🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,696 ▼0.78%
DOW 52,789 ▼0.13%
NASDAQ 26,312 ▼1.46%
NAFTA 99.29 ▲2.2%
ARI 4,079 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,731 ▼ -2.59% ETH $2,412 ▼ -2.58% XRP $1.3283 ▼ -2.3% SOL $105.1100 ▼ -1.79%
S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 % S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Revolucioni shqiptar kërkon pronarin!

Nga Ylli Manjani

Revolucionarët e bulevardit më në fund po zihen me njëri-tjetrin. Pasi mbaruan punë me ndalimin e investimit në Zvërnec… pasi larguan edhe Ramën… tani ka mbetur vetëm një problem i vogël: kush është pronari i revolucionit?!

Trumpistat revolucionarë janë përplasur me Sorosistat e flamingove. Në mes hyjnë edhe “iranianët” për t’i pajtuar.

O Zot, çfarë gazi!
Vërtetë… lotsjellës! ????????????

Kjo është ajo që quhet revolucion alla shqiptarçe. Fillon me “ta rrëzojmë sistemin” dhe përfundon me:

— Po ti kush je?
— Unë jam revolucionari!
— Po nga cili revolucion?
— Nga ky i yni!
— Po ky është i yni, jo i juaji! ????

Perlë ore perlë. Kush e ka pronësinë mbi protestën? Po Revolucioni i kujt është?!

Ta ndajë SPAK-u kët punë. Ti zgjatet mandati Dumanit! Apo është Braho tani…. Pfff..

Se shqiptari edhe revolucionin e do me tapi, me certifikatë pronësie dhe, po qe e mundur, me vulë noteriale.

Po qe me SPAK, akoma më mirë, se atë e do bota. Edhe sherrin e bëjmë për llogari të botës…
Trampistë kundër Sorosistëve.
Sorosistë kundër trampistëve.
“Berishistë” kundër “Ramistëve”.
“Iranianët” duke bërë rolin e ndërmjetësit.

O sa mir me ken shqiptar, o hej!

Po ça shqiptari s’po marrim vesh?!

Shqiptar Trampist?
Shqiptar i Sorosit?
Shqiptarni Iranit?
Shqiptar i Ramës?
Shqiptar i Berishës?
Shqiptar i LapaQorrShehajt?
Shqiptar i Albinit?
Shqiptar i VLEN-save?
Apo shqiptar emigrant në revolucion?

Në këtë pikë, na duhet vetëm një
Komision i Pronësisë së Revolucionit.

Të përcaktojë njëherë e mirë kush e ka në përdorim, kush e ka në pronësi dhe kush ka të drejtën e administrimit të protestës.

Dhe në fund, kur të mbarojnë të gjithë së zëni për llogari të dynjasë, duhet të ndajmë dilemën “Po ne shqiptarët çfarë jemi”?

Ndoshta përgjigjja është shumë më e thjeshtë: Jemi shqiptarë, të paktën kur luan Kombëtarja e futbollit.

Aty bashkohen të gjithë.
Trumpistë, Sorosistë, ramistë, berishistë, revolucionarë, anti-revolucionarë…

Pastaj Kombëtarja hyn në fushë dhe ha dru sa për të gjithë bashkë.

Pastaj ndërrohet traineri. Pastaj Rama jepe Dorëheqjen… Pastaj zihen prap…. e terci e vërci…

Në fund Rama në pushtet; Trump në Zvërnec; Berisha në SHQUP; të tjerët të ngrohen në diell.

Ku ishe?
Hiçgjëkundi.

Pse kishit ndonjë iluzion?!

O sa mirë me qenë shqiptar!
Ose më mirë: o sa mirë me qenë pronar! ????????????

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.