Politika

Rezoluta e PE për bojkotin arrihet marrëveshja PD-PS

PD-PS kanë firmosur marrëveshjen e ofruar nga Parlamenti Europian, në takimin e dytë të grupit negociator, i cili ka zgjatur për rreth 40 minuta. Firmosja e marrëveshjes rifut në Parlament Partinë Demokratike e cila e ka braktisur atë prej muajit korrik.

kuvendi-ne-seance-plenare-2-525x3503

Gjatë ditës së sotme palët dhanë dakordësinë për të punuar bashkë për rezolutën e përbashkët të hartuar nga dy eurodeputetët që ndërmjetësuan për zgjidhjen e krizës politike në vend, por pas diskutimeve ky draft u firmos nga deputetët Taulant Balla dhe Petrit Vasili, por në takimin e parë marrëveshja nuk u firmos nga PD.

Ndryshe nga takimi i parë, mësohet se Partia Socialiste ka lëshuar edhe në 2 kërkesat e fundit të PD për votimin me 3/5 në Parlament dhe për dekrimitalizimin e Parlamentit, çka ka sjellë edhe firmosjen e marrëveshjes edhe nga ana e demokratëve.

Nënshkrimi i rezolutës i jep fund bojkotit të opozitës në Kuvend, e cila në këto negociata përfaqësohej nga deputetët Genc Pollo dhe Oerd Bylykbashi.

Negociatorët e dy palëve nuk bënë publike detajet e marrëveshjes që pritet të votohet të mërkurën në seancën e fundit plenare për këtë vit.

“Presim ta votojmë në formë rezolute në Kuvend. Nuk ka ndryshime nga varianti ‘Kukan’”- tha socialisti Balla. Ndërkohë që Genc Pollo u shpreh se nesër grupi parlamentare do e kenë fjalën e fundit

24 Dhjetori shënon dhe mbylljen e këtij sesioni Parlamentar, ndaj palët u përpoqën të binin dakord për thyerjen e bojkotit dhe kthimin e opozitës në Kuvend në këtë seancë.

Dy eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein njoftuan sot se gjatë takimeve intensive me liderët politikë në Tiranë kishin marrë dakordësinë e tyre për propozimet e tyre dhe përkthimin e tyre në një rezolutë parlamentare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button