🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.61 ▲0.18%
ARI 4,676 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,515 ▲ +2.83% ETH $2,139 ▲ +3.7% XRP $1.3356 ▲ +2.56% SOL $81.4800 ▲ +2.11%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.61 ▲0.18 % ARI 4,676 ▼0.18 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.61 ▲0.18 % ARI 4,676 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Amerika

Rezultatet e pjesshme: Republikanët drejt kontrollit të Kongresit

ee798-540x350Zgjedhjet e mesmandatit të zhvilluara dje në SHBA i kanë dhënë një fitore të gjerë kampit republikan që tashmë kontrollon të dyja dhomat e Kongresit, duke ndryshuar peshën në lojën politike në Uashinton.

Më poshtë vijojnë rezultatet provizore sipas medias amerikane.

SENATI

Në përfundim të votimeve ku më shumë se një e treta e 100 poste u ndryshuan, republikanët kanë të paktën një maxhorancë me 52 anëtarë pasi morrën shtatë shtete (Arkansas, Kolorado, Ioua, Montana, Karolinën e Veriut, Dakotën e Jugut, Virxhinian Perëndimore), sipas “New York Times” dhe “Real Clear Politics”.

Demokratët, që kishin nën kontroll dhomën e lartë që prej vitit 2006, kanë të paktën 44 poste të cilave u shtohet një senator i pavarur.

Rezultatet përfundimtare në Alaska dhe Virxhina ende nuk janë publikuar.

Ndërsa në 6 dhjetor do të organizohet një raund i dytë në Luizianë ku asnjëri nga kandidatët nuk arriti nivelin e 50 për qind të votave.

DHOMA E PËRFAQËSUESËVE

Republikanët fituan të paktën 10 poste në 435 që ka gjithsej dhoma e Përfaqësuesëve që u rinovua krejtësisht gjatë këtyre zgjedhjeve. Në pritje të rezultateve përfundimtare, republikanët kanë të paktën 235 poste kundrejt 233 (një post eshte vakant), sipas “New York Times”.

Demokratët janë tashmë në një pozicion më të keq pasi kanë arritur të garantojnë vetëm 157 poste ndërkohë që prisnin të kishin 199 (plus dy poste vakant).

Rezultati përfundimtar është ende i paqartë, numërimi nuk ka mbaruar ende për 43 poste, krysisht në distriktet e Nju Jorkut, Havait dhe në Minesota.

GUVERNATORËT

Mes 36 vendeve që zgjodhën guvernatorin dje, shumica orientohet drejt një kandidati republikan.

Disa rezultate ishin shumë të ngushta në disa shtete si Konektikati, Kansasi, Masaëuset dhe në Vermont. Ndërsa disa shtete do të shohin shefin e tyre të ekzekutivit të ndërrojë ngjyrat politike, kryesisht në shtetin e Ilinoisit, bastion i presidentit Barack Obama që po fillon të anojë nga krahu republikan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.