☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,953 ▲ +1.57% ETH $2,097 ▲ +2.71% XRP $1.3390 ▲ +0.63% SOL $82.7700 ▼ -0.8%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Rezulton fals alarmi për bombë në Durrës

Një alarm fals për bombë te gjimnazi ‘Naim Frashëri’, tronditi qytetin bregdetar mëngjesin e sotëm. Në derën e gjimnazit u gjet një pako e dyshimtë me celular sipër.

Pakoja u vu re nga kalimtarët, të cilët njoftuan në sallën operative të komisariatit të policisë së Durrësit. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit, ndërkohë që pak minuta më vonë mbërritën edhe forcat antieksploziv nga Tirana.

Në vendin e ngjarjes u vendos perimetri i sigurisë dhe u ndalua qarkullimi i mjeteve pranë kësaj zone, nga rreziku i shpërthimit të mundshëm. Forcat xheniere bënë ekzaminimin e pakos së dyshimtë e cila, nga kontrollet e ushtruara rezultoi se ishte false.

Ky është alarmi i dytë për bombë në një shkollë në Durrës, që rezulton fals, brenda kësaj jave. Të hënën, një alarm fals për bombë në një gjimnaz te Drejtoria Arsimore e qytetit të Durrësit,  alarmoi policinë.

Një telefonatë në sallën operative të policisë, dha alarmin për bombë në këtë institucion. Menjëherë pas sinjalizimit, policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ku bllokoi kalimin e qytetarëve. Në vendin e ngjarjes, u gjend një celular mbi një pako të vogël mbështjellë me letër natriban dhe fije plastike.shkolle

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.