Bota
Riabkov: Rusia do t’u kundërpërgjigjet sanksioneve amerikane
Rusia do t’u përgjigjet të gjitha sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të krizës ukrainase, deklaroi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Riabkov.
Pritet që Kongresi amerikan të votojë sërish për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë.
“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë”, deklaroi Riabkov.
”Ne nuk mund të lemë pa përgjigje sanksionet e mundshme amerikane”, theksoi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Riabkov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Interfax.