Riciklimi i smartfonëve dhe pyjet, ja lidhja mes tyre
Smartfonët e ricikluar mund të bëhen ricikluesit e pyjeve. Nëpërmjet një procesi të rikuperimit ato mund të shndërrohen në pajisje të ngrohjes diellore, duke ndihmuar në shmangien e prerjes së paligjshme të pyjeve. Projekti inovativ quhet Rainforest Connection (RFCx) dhe është duke mbledhur fonde mbi Kickstarter. Si funksionon Zhurma e motosharrave incizohet nga mikrofonë të ish smartfonëve, të cilët në momentin e regjistrimit do të jenë të shkatërruar. Më pas, nëpërmjet një software, i cili do të shfrytëzojë linjat e wireless , do të lëshojë një alarm në kohë reale i cili do tu shkojë agjentëve përgjegjës në zonë më të afërt. Sistemi RFCx konsiston në përdorimin e një celulari të vetëm të ricikluar i cili do të mund të monitorojë një sipërfaqe prej 3 kilometra katrorë pylli, pa bateri apo karikues të dëmshëm për ambientin.