Rihanna surprizon fansat me një këngë të re
Rihanna ka surprizuar fansat pasi ka publikuar këngën e saj më të re me titull “American Oxygen” ndërmjet kompanisë më të re të Jay Z, “Tidal”.
E lindur në Barbados, videoja e fundit e divës 27-vjeçare tregon tonet e errëta të një emigranti.
Rihanna, e cila raportohet të ketë marrë kartën jeshile në Amerikë, është zhvendosur në Manhattan që në moshën 16-vjeçare duke lënë kështu të nënkuptohet se kjo këngë tregon pak nga jeta e saj.
Kur ajo është pyetur se çfarë ka pëlqyer më shumë gjatë vizitës së saj në Shtëpinë e Bardhë në muajin nëntor, ajo është përgjigjur: “Fakti që Presidenti im ishte me ngjyrë.”
RiRi e ka kënduar për herë të parë këtë këngë në muajin mars në një koncert në Indiana ku ka protestuar për Lirinë e Fesë në atë vend.