Rikthehen në fabrikën e çokollatës
44 vite pasi mbërthyen të gjithë pas ekranit të madh, kasti i aktorëve të filmit “Willy Wonka dhe fabrika e çokolatave” janë ribashkuar në një emision të “Nbc”.
Peter Ostrum, që luajti Charlie Bucket, ishte i shoqëruar edhe nga fituesit e tjerë të “biletës së artë”, aktorët Julie Dawn Cole (Veruca Salt), Denise Nickerson (Violet Beauregarde), Paris Themmen (Mike Teevee) and Michael Bollner (Augustus Gloop) për një intervistë.
Por, nuk është e drejtë të flasësh për filmin që u bazua mbi librin e Roald Dahl, pa praninë e një Oompa Loompa, Rusty Goffe, kreu u punëtorëve të vegjël, i cili gjithashtu ishte i pranishëm.
Të gjithë aktorët deklaruan se, po t’ju jepej rasti, sërish do t’i luanin rolet e njëjta. Ata thanë se edhe pas kaq shumë vitesh, njerëzit vazhdojnë t’i njohin përmes personazheve që ata kanë luajtur në këtë film.
Aktorët gjithashtu u shprehën se ende takohen dhe vazhdojnë të jenë miq shumë të mirë, ndërsa zbuluan e dhe një sekret se lumi magjik i çokolatës, në të vërtetë ka qenë ujë, për çka ata kanë kërkuar falje.