☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 96.97 ▼2.07%
ARI 4,196 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,800 ▲ +1.36% ETH $2,434 ▲ +1.06% XRP $1.3131 ▲ +1.8% SOL $105.7000 ▲ +2.52%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 96.97 ▼2.07 % ARI 4,196 ▲0.35 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 96.97 ▼2.07 % ARI 4,196 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Sporti

Rikthehen polemikat në Premier League, tre futbollistë nuk ulen në gjunjë kundër racizmit

Një gju i mbështetur në tokë, një gjest simbolik që ka lindur për të denoncuar racizmin rrezikon të transformohet në një ritual pa asnjë domethënie. Kjo është kritika në qendër të një reflektimi të “Daily Telegraph”, pas zgjedhjes së 3 futbollistëve të Premier League për të mos u ulur në gjunjë para ndeshjes.

Episodi lidhet me fushatën ‘No Room for Racism’ kundër çdo forme diskriminimi. Ainsley Maitland-Niles i Everton, Issa Diop i Ipsëich Town dhe Marc Guéhi i Manchester City kanë refuzuar ta bëjnë këtë gjest në fundjavë, pa i shpjeguar arsyet. Zgjedhja e këtyre futbollistëve ka rindezur debatin mbi efikasitetin e një proteste që hyri në futbollin anglez në 2020-ën, pas lëvizjes “Black Lives Matter” dhe u ripropozua për të 7-in sezon radhazi.

E përditshmja britanike ka sjellë në vëmendje fjalët e thëna në shkurt të 2021-shit nga Wilfried Zaha, atëherë te Crystal Palace. Zaha e quajti uljen në gjunjë si “degraduese”, duke mbështetur idenë se është më e rëndësishme të jesh krenar për identitetin tënd dhe “të qëndrosh më këmbë dhe me kokën lart”. Një gjest i përsëritur në mënyrë mekanike, sipas mesfushorit, nuk mjafton për të luftuar racizmin.

Dyshime për impaktin e kësaj forme proteste shprehën edhe dy anglezë. Lucy Bronze mendonte se mesazhi e kishte humbur forcën fillestare, kurse Alex Greenwood tha se ekzistonte rreziku i mungesës së efikasitetit.

Sipas “Telegraph”, iniciativa është kthyer tashmë në një manifestim simbolik, që nuk është në gjendje të nxitë një reflektim real. Gjesti i importuar nga SHBA-të e ka humbur një pjesë të kontestit origjinal. Në 2016-ën, Colin Kaepernick u ul në gjunjë gjatë himnit kombëtar amerikan për të protestuar kundër dhunës së policisë.

Lufta kundër diskriminimit, sipas komentit të “Telegraph”, kërkon instrumente më të fortë, duke nisur nga edukimi. Premier League ka shpërndarë materiale dedikuar luftës kundër racizmit në më shumë se 19.000 shkolla fillore në Angli dhe Uells. Mbetet e hapur pyetja mbi dobinë e një rituali, që sipas kritikëve, rrezikon të shndërrohet në një formalitet të thjeshtë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.