roze

Rikthehet “Harry Potter”

Krijimi më i fundit i J.K. Rowling e rikthen magjinë në jetë, duke u bërë shkas edhe për radhët e gjata të njerëzve të mbledhur përpara “Palace Theatre” të Londrës për vazhdimin e sagës së “Harry Potter”-it.

“Harry Potter dhe fëmija i mallkuar” u dha aty për herë të parë dhe adhuruesit fatlumë që arritën të siguronin bileta kanë pritur në ankth hyrjen në sallë.

Historia e ndarë në dy pjesë vazhdon të ketë për personazh kryesor Harryn, tashmë të rritur, të interpretuar nga Jamie Parker, si dhe miqtë e tij të shkollës, Ron Weasley e Hermione Granger.

Harry i shfaqet publikut si i punësuar i Ministrisë së Magjisë, të cilit i duhet të përballet me përpjekjet e të birit për të menaxhuar të qenit djali i një magjistari kaq të famshëm. Nuk janë të shumta, megjithatë, detajet mbi krijimin e ri, pasi autorja u ka kërkuar fansave të tregohen të përmbajtur e të mos ia shuajnë kuriozitetin të tjerëve.

Polemikat për kastin e aktorëve nuk kanë munguar. Shumë kritikë mendojnë se aktorët e rinj nuk ngjajnë me ata që u mësuan të shihnin të gjithë në sagën aq të pëlqyer të magjisë. I ashpër ka qenë sidomos reagimi ndaj vendimit për t’ia besuar Noma Dumezweni, rolin e Hermione Granger.

Dumezweni është me ngjyrë, ndërsa Emma Watson, që interpreton të njëjtin personazh në filmat e mëparshëm, është e bardhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button