roze

Rikthehet Kim Kardashian

Ka humbur rreth 14 kilogramë që nga lindja e fëmijës së saj të dytë në muajin dhjetor dhe Kim Kardashian tregoi rezultatet me një bluzë transparente në një event në prag të Javës së Modës së Nju Jorkut.

Ditën e mërkurë, 35-vjeçarja kishte zgjedhur që sipër bluzës transparente të vishte një xhaketë bardhë e zi, që të kujtonte atë të Cruella de Vil tek “101 dalmatët”.

Bluzja transparente i tregonte dekoltenë e saj të famshme, ndërsa flokët i kishte bërë me gërsheta.

Në fillim të muajit, Kimi tregoi se nuk ishte e kënaqur me linjat e veta dhe këtë e rrëfeu përmes një postimi në Instagram.

Kim postoi një foto të shkrepur në muajin janar, duke rrëfyer së çfarë urrente më shumë tek vetja dhe ajo që 35-vjeçarja do të ndryshonte është ndoshta pjesa më e pëlqyer për ndjekësit e saj…sidomos meshkujt.

“E urrej gjoksin tim të madh”, shkruante Kim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button