☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,537 ▼0.51%
DOW 52,487 ▼0.28%
NASDAQ 25,994 ▼1.09%
NAFTA 74.68 ▲4.58%
ARI 4,020 ▼2.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,570 ▼ -2.5% ETH $1,776 ▼ -2.46% XRP $1.0720 ▼ -2.77% SOL $75.7800 ▼ -2.23%
S&P 500 7,537 ▼0.51 % DOW 52,487 ▼0.28 % NASDAQ 25,994 ▼1.09 % NAFTA 74.68 ▲4.58 % ARI 4,020 ▼2.27 % S&P 500 7,537 ▼0.51 % DOW 52,487 ▼0.28 % NASDAQ 25,994 ▼1.09 % NAFTA 74.68 ▲4.58 % ARI 4,020 ▼2.27 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Rikualifikimi urban, 4.5 milionë euro nga Bashkia e Tiranës për ndërhyrjen tek “Ali Demi”

Bashkia e Tiranës ka hapur një tender me fond limit rreth 445 milionë lekë, ose afro 4.5 milionë euro, për rikualifikimin urban të një prej blloqeve të banimit në zonën e “Ali Demit”.

Projekti përfshin ndërhyrje në hapësirën që kufizohet nga bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Petro Nini Luarasi”, rruga “Taulantia” dhe rruga “Ali Demi”.

Sipas dokumenteve të procedurës, akset kryesore të zonës paraqiten në gjendje relativisht të mirë dhe nuk kërkojnë ndërhyrje në trupin e rrugës. Përjashtim bën rruga “Taulantia”, ku trotuarët rezultojnë të amortizuar dhe në disa segmente mungojnë plotësisht.

Ndërkohë, rrugët e brendshme të bllokut, përfshirë “Shyqyri Ishmi” dhe “Zonja Çurre”, do t’i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë. Bashkia parashikon rindërtimin e mbistrukturës rrugore, rehabilitimin e rrjeteve inxhinierike dhe riorganizimin e hapësirave publike në një zonë ku infrastruktura është zhvilluar në mënyrë të çrregullt ndër vite.

Dokumentet evidentojnë se mungesa e trotuareve ka bërë që këmbësorët të lëvizin në të njëjtën hapësirë me automjetet, ndërsa rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza paraqitet i amortizuar dhe me dëmtime të konsiderueshme.

Problem mbetet edhe sistemi i ujërave të bardha, i cili sipas projektit nuk arrin të përballojë shkarkimin e reshjeve, duke kërkuar ndërtimin e një rrjeti të ri kullues.

Projekti parashikon gjithashtu ndërhyrje në ndriçimin publik, kryesisht në rrugët “Zonja Çurre” dhe “Shyqyri Ishmi”, si edhe në hapësirat e brendshme të bllokut ku mungon infrastruktura bazë e ndriçimit.

Një tjetër komponent i investimit lidhet me rikthimin e hapësirave të gjelbëruara dhe mobilimit urban. Bashkia synon krijimin e këndeve të lojërave, terreneve sportive dhe zonave rekreative në sipërfaqe që aktualisht konsiderohen jashtë funksionit.

Sipas dokumenteve teknike, projekti është konceptuar në përputhje me një plan pjesor të miratuar më herët nga Bashkia e Tiranës, ku me ndërhyrje të kufizuara dhe shpronësime minimale mund të realizohet transformimi i zonës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.