Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.81 ▼2.36%
ARI 4,383 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,578 ▲ +5.22% ETH $2,718 ▲ +5.57% XRP $1.4725 ▲ +6.75% SOL $115.5900 ▲ +6.91%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.81 ▼2.36 % ARI 4,383 ▼0.94 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.81 ▼2.36 % ARI 4,383 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

Rindërtimin në Kombinat, Koçiu dhe Demo: Kërkohet ndërhyrje e shpejtë institucionale, do ndërtohen 223 apartamente

Zv.kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo vizituan Njësinë 6, ku kërkuan përshpejtimin e procedurave për përfundimin e procesit të rindërtimit në Kombinat.

Koçiu bëri të ditur se deri tani janë shpërndarë mbi 340 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa rreth 650 familje vijojnë të trajtohen me bonus qiraje dhe presin të marrin banesat e tyre.

“Procedurat kanë nisur, por ritmi është shumë i ngadaltë. Kanë kaluar shtatë vite, ne duhet të marrim masat, ta përmbyllim këtë proces me ritëm shumë të shpejtë”, deklaroi Koçiu.

Ministrja bën me dije se në Kombinat janë aktualisht rreth 150 apartamente të ndërtuara, prej të cilave 75 janë në pritje të procesit të shortit, ndërsa për një pjesë tjetër vijojnë ndërhyrjet e nevojshme për ujësjellës-kanalizimet, me qëllim përfundimin e tyre dhe kalimin në fazën e shpërndarjes.

Ndërkohë, në një tjetër shesh ndërtimi ku procedura e prokurimit ka përfunduar, pritet të ndërtohen 223 apartamente të reja dhe tashmë ka nisur procedura për ndërtimin e 100 apartamenteve.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, tha se banorët kanë të drejtë të kërkojnë një përgjigje përfundimtare, pas një periudhe të gjatë pritjeje.

“Njerëzit kanë të drejtë, pas kalimit të gjithë këtyre viteve, tashmë shtatë vite, ne duhet t’u japim një përgjigje përfundimtare”, u shpreh ministri Demo.

Ministri saktësoi se do të ndërhyhet për financim nga buxheti i qeverisë qendrore që të përshpejtohet procesi i rindërtimit.

Sipas ministrit Demo, ndërhyrja do të fokusohet në dy drejtime: përfundimin sa më shpejt të apartamenteve të ndërtuara, përfshirë zgjidhjen e problematikave të lidhjeve me OSHEE-në dhe ujësjellësin, si dhe përgatitjen e shesheve të reja për të përmbushur kërkesën e familjeve që ende presin banesat e tyre.

Zv.kryeministrja nënvizoi se çdo procedurë duhet të respektojë kërkesat ligjore, por kjo nuk duhet të kthehet në arsye për zvarritje.

“Bashkërisht, do të duhet që ta shtyjmë sa më shpejt këtë proces, të marrë fund këtu edhe në të gjithë Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Koçiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.