Rita Ora, dedikim special për motrën e saj
Rita Ora ka vendosur të bëjë një dedikim shumë të veçantë për motrën e saj Elena Ora. Në ditën e saj të lindjes, Rita ka zgjedhur një fotografi të bërë kohë më parë, kur dy motrat ishin të vogla.
“Çfarë do të bëja unë pa ty? Vetëm Zoti e di. Ti je gjithçka për mua dhe arsyeja e kësaj që unë jam sot. Sa herë që më ke bërtitur, e di që e ke bërë se më do shumë”, shkruan artistja në postimin e saj në “Instagram”.
“Kujtoj që mamaja na vishte rroba të ngjashme pasi unë do të qaja nëse nuk kisha të njëjtat rroba që ti kishe, por ti më jepje rrobat e tua, pasi kështu veprojnë motrat e mëdha. Ne kemi ndërtuar gjithçka bashkë dhe do vazhdojmë kështu. Jam shumë krenare për ty dhe për gjithçka që ke arritur deri tani. Gëzuar ditëlindjen motra”, mbyll postimin e saj këngëtarja shqiptare me famë botërore.