☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.62 ▼0.3%
ARI 4,203 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,038 ▼ -2.38% ETH $1,714 ▼ -2.41% XRP $1.1513 ▼ -3.2% SOL $69.9500 ▼ -3.22%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.62 ▼0.3 % ARI 4,203 ▼1.01 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.62 ▼0.3 % ARI 4,203 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Kosova

Robelli: Studentët serbë po ndjekin gjurmët e nacionalizmit serbomadh

Gazetari Enver Robelli ka reaguar ndaj memorandumit të publikuar nga studentët protestues në Serbi, duke vlerësuar se lëvizja që nisi si revoltë kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes po rrëshqet drejt nacionalizmit ekstrem dhe retorikës së viteve ’90.

Në një analizë të publikuar së fundmi, Robelli shkruan se memorandumi i studentëve serbë përmban elemente të ngjashme me Memorandumin famëkeq të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986, dokument që konsiderohet si bazë ideologjike e politikave nacionaliste të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Sipas tij, studentët serbë po përdorin retorikë që nxit urrejtje dhe konflikte në rajon, ndërsa qëndrimi i tyre ndaj Kosovës, siç thotë ai, “nuk dallon nga ai i etërve të tyre racistë”.

Robelli kritikon faktin që në memorandumin e studentëve Kosova përshkruhet si pjesë e identitetit kombëtar serb, ndërsa shqiptarët, që përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë së Kosovës, nuk përmenden fare.

“27 vjet pas largimit të forcave serbe nga Kosova dhe 18 vjet pas pavarësisë së Kosovës, studentët serbë janë aq larg realitetit, saqë propagandojnë kthimin e Serbisë në Kosovë”, shkruan ai.

Sipas Robellit, protestat studentore që nisën pas tragjedisë së 1 nëntorit 2024 në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona pas shembjes së një pjese të stacionit hekurudhor, fillimisht kishin karakter qytetar dhe anti-korrupsion.

Megjithatë, ai vlerëson se lëvizja ka marrë gradualisht një drejtim gjithnjë e më nacionaliste.

Ai përmend edhe tubimin masiv të 28 qershorit në Beograd, ku, sipas tij, dominuan thirrjet nacionaliste dhe referencat historike ndaj Betejës së Kosovës të vitit 1389.

Në analizën e tij, Robelli kritikon edhe promovimin e figurave nacionaliste dhe kontroverse nga protestuesit serbë, duke përmendur teologun Nikollaj Velimiroviq, të cilin e cilëson si antisemit dhe admirues të Adolf Hitlerit, si dhe profesorin Millo Llompar, i njohur për qëndrime nacionaliste dhe mbështetje ndaj ideve të “botës serbe”.

Ai paralajmëron se memorandumi i ri studentor mund të shihet si vazhdimësi ideologjike e memorandumit të vitit 1986, i cili sipas tij u përdor për të justifikuar luftërat dhe politikat pushtuese të Serbisë në ish-Jugosllavi.

“Tezat e memorandumit të vitit 1986 i shërbyen Millosheviqit për të legjitimuar luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë”, thekson Robelli./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.