⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,785 ▲ +0.31% ETH $2,416 ▼ -0.42% XRP $1.2960 ▼ -0.95% SOL $103.8300 ▼ -0.82%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Bota

ROMË – Izraeli dhe Libani nisin bisedimet për uljen e tensioneve

ROMË, 14 korrik /ATSH-DPA/ – Izraeli dhe Libani nisën sot një raund të ri bisedimesh të drejtpërdrejta, me synimin për të frenuar përplasjet përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.

Delegacionet e të dy vendeve u takuan në ambientet e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin italian, ndërsa negociatat pritet të zgjasin dy ditë.

Bisedimet zhvillohen pas marrëveshjes kornizë të arritur në fund të qershorit me ndërmjetësimin e SHBA-së, e cila synon të hapë rrugën drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.

Megjithatë, grupi militant islamik Hezbollah nuk merr pjesë në negociata.

Qeveria libaneze thekson se nuk është palë në konfliktin mes Izraelit dhe Hezbollahut, ndërsa dy shtetet vazhdojnë të mos kenë marrëdhënie zyrtare diplomatike.

Një nga elementët kryesorë të marrëveshjes parashikon tërheqjen graduale të ushtrisë izraelite nga jugu i Libanit.

Në fazën e parë, ushtria libaneze do të marrë kontrollin e dy zonave të vogla, ku sipas marrëveshjes nuk duhet të ketë prani të Hezbollahut.

Nga ana tjetër, Izraeli kërkon çarmatimin e Hezbollahut si kusht për përfundimin e tërheqjes ushtarake.

Milicia shiite e ka refuzuar vazhdimisht këtë kërkesë, duke insistuar se fillimisht Izraeli duhet të largohet plotësisht nga territori libanez.

Edhe pse është në fuqi një armëpushim, përplasjet në jug të Libanit vazhdojnë.

Ushtria izraelite kryen ende sulme ajrore, ndërsa Hezbollahu dhe qeveria libaneze e konsiderojnë “zonën e sigurisë” të shpallur në mënyrë të njëanshme nga Izraeli si një pushtim që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.