Kronika

Rrahu administratorin e Tominit, Selishta hetohet në gjendje të lirë

Dritan Selishta, personi i cili u shoqërua nga policia e Dibrës për dhunimin e administratorit të njësisë administrative Tomin, është lënë i lirë. Ai do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje kryer në bashkëpunim.

Express siguron këtë foto ekskluzive ku pasi ka lënë ambientet e policisë, Selishta ka përshëndetur me dy gishtat, simbolin e Partisë Demokratike, qytetarët që e mbështesnin jashtë ambienteve të komisariatit.

Nga hetimet e kryera deri më tani ai akuzohet se ka rrahur administratorin 58-vjeçar Nuri Meda. Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor të administruar nga ana e Prokurorisë së Dibrës, dëmtimet e shkaktuara administratorit Meda janë klasifikuar “paaftësi në punë më pak se 9 ditë”, dëmtime të cilat hyjnë në kategorinë e “Rrahjes”.

Selishta u shoqërua sot në polici, në fshatin Brezhdan, njësia Administrative Tomin, në afërsi të banesës së tij.

Më herët ishte Partia Socialiste e cila denoncoi se dhunuesi i Medës ishte Selishta, duke specifikuar se ai është militant i Partisë Demokratike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button