☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,354 ▼0.67%
DOW 49,364 ▼0.65%
NASDAQ 25,871 ▼0.84%
NAFTA 102.11 ▼1.96%
ARI 4,484 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,422 ▲ +0.61% ETH $2,130 ▲ +0.1% XRP $1.3702 ▼ -0.59% SOL $84.9700 ▼ -0.06%
S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 102.11 ▼1.96 % ARI 4,484 ▼0.6 % S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 102.11 ▼1.96 % ARI 4,484 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Sporti

Rrëfehet Basha: Kur luaja për Zvicrën ëndërroja Shqipërinë

Migjen Basha është një nga lojtarët e parë që braktisi skuadrat e moshës së Zvicrës për t’iu bashkuar kombëtares shqiptare. Mirëpo, mesfushori rrëfeu se ka qenë ëndërruar gjithmonë që të vesh fanellën kuqezi, edhe atëherë kur mbronte ngjyrat e shtetit “helvetik”.
“Edhe kur kam luajtur me Zvicrën kam ëndërruar gjithmonë që vesh fanellën e kombëtares. Mirëpo, tashmë ajo i përket së kaluarës. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Lojtari i parë që braktisa Zvicrën? Po ndoshta kam thyer akullin sidomos pasi problemet me pasaportë u zgjidhën, por mendoj se është meritë edhe e federatës që kërkoi dhe bisedoi me lojtarë të tjerë”, tha Basha.
Mesfushori zbuloi pak edhe nga përgatitjet e fundit të kombëtares sonë, duke thënë se skuadra ka analizuar kundërshtarët e së shtunës dhe do të mundohet t’i godasë në pikat e dobëta të tyre.
“Zvicra ka shumë lojtarë të mirë në çdo repart. Ne i kemi analizuar shumë këto kohë dhe jemi munduar të gjejmë pikat e dobëta të tyre. Do të mundohemi t’i godasim pikërisht aty”, tha ai.
Basha thotë se është i gatshëm që të ndihmojë skuadrën, në aq minuta sa e mendon trajneri, duke mos qenë e domosdoshme që të luajë nga minuta e parë.
“Unë dua të luaj, besoj që të gjithë ne këtu duam një gjë të tillë, por se kush do të luajë apo jo vendos trajneri. Unë do të jap maksimumin për aq kohë sa do të jem në fushë, nëse nuk do të jem fare, atëherë do të mundohem t’iu vij në ndihmë shokëve nga stoli”, tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.