roze

Rrëfehet Miley Cyrus: Jam panseksuale, nuk jam në një lidhje

Miley Cyrus rrëfen se është “panseksuale”. Këngëtarja 22-vjeçare e cila është lidhur me ëngjëllin e Victoria’s Secret, Stella Maxwell prej disa muajsh, këmbëngul se ajo është tërheqëse për të gjithë dhe shumë e kërkuar.

Në një intervistë për Elle UK, ish ylli i Disney thotë se statusi i saj aktual është: Jam shumë e hapur, unë jam panseksuale.

“Por unë nuk jam në një lidhje. Jam 22 vjeç, vazhdoj të takohem me njerëz, por unë ndryshoj stilin tim çdo dy javë, duke e lënë personin me të cilin jam”, ka thënë Cyrus.

Termi panseksual vjen nga greqishtja. Pan do të thotë të gjithë, dhe përdoret për ata që ndihen të aftë seksualisht, shpirtërisht dhe emocionalisht të bien në dashuri me njerëz të të gjitha gjinive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button