Kronika

Rrëfimi i babait monstër: I ramë nga pylli si më shkurt, nuk di si ndodhi përdhunimi

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Guri Përgjegjit, i cili akuzohet se të enjten që shkoi ka përdhunuar në pyllin e fshatit vajzën e tij 15-vjeçare. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme, 46-vjeçari nga fshati Kukaj i njësisë administrative të Kastriotit nuk ka pranuar në asnjë moment se ka abuzuar seksualisht me të bijën. Pavarësisht deklaratave të bëra prej të pandehurit, trupi gjykues ka vendosur lënien e tij në qeli për akuzën e “Kryerjes së marrëdhënieve seksuale në gjini”.

Mësohet se seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur për rreth 40 minuta. Ndërkaq, katër ditë më parë, burime pranë grupit hetimor pohuan se Përgjegji ka ngritur alibi se bashkëshortja dhe vajza e kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për ta burgosur atë. Sipas 46-vjeçarit, arsyeja e këtij ‘puçi’ është lidhja që gruaja e tij ka me një person tjetër në fshat.

Nga ana tjetër, burime konfidenciale për “Gazeta Shqiptare” bënë me dije se gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit, 46-vjeçari është “rrëfyer” në lidhje me këtë ngjarje që tronditi banorët e zonës dhe jo vetëm. Sipas këtyre burimeve, Guri Përgjegji ka pohuar se të enjten (ditën që ka ndodhur ngjarja) ka qenë së bashku me vajzën e tij, E.P. në qytetin e Peshkopisë për të shitur bimë medicinale dhe se gjatë kthimit për në banesë i ka vendosur të bijës dorën në qafë. Ndërsa, disa prej pyetjeve që i janë bërë gjatë dëshmisë, ai është përgjigjur: “Nuk kam çfarë të them”.

RRËFIMI I BABAIT “MONSTËR”

“Mëngjesin e së enjtes, unë dhe vajza shkuam në qytetin e Peshkopisë për të shitur bimët medicinale që kishim mbledhur më parë. Pasi mbaruam punë, u nisëm për në fshat me furgonin e linjës. Nga makina zbritëm jo në vendin ku zbrisnim zakonisht, por diku tjetër. Unë doja që të mos humbnim kohë dhe i thashë sime bije që të ecnim nëpër pyll, pasi rruga që na çonte në shtëpi ishte më e shkurtër. Në një moment, unë i vura dorën asaj në qafë. Kaq, asgjë tjetër”, është shprehur paraprakisht Guri Përgjegji.

I pyetur në lidhje me pretendimin e bashkëshortes, se ai e kishte ngacmuar seksualisht vajzën edhe më parë dhe se për këtë ishin konfliktuar rreth 20 ditë para ngjarjes, Guri Përgjegji ka thënë: “Po, kemi bërë fjalë. Gruaja ime më tha se çfarë po ndodh në shtëpinë tonë. Ka diçka mes teje dhe vajzës. Unë ia ktheva se nuk ka asgjë dhe se nuk e shoh time bijë me atë sy”.

Pyetjes se si arrite ta përdhunoje vajzën tënde, 46-vjeçari është përgjigjur: “Nuk e di as vetë. Nuk e di sesi ndodhi përdhunimi”.

I pyetur nëse 15-vjeçarja ishte gjaku i tij, pra vajza e tij, Guri Përgjegji është shprehur: “Nuk di çfarë të them…”.

Ndërsa, pyetjes se nga analizat që i janë bërë vajzës dhe vetë atij ka rezultuar se e bija është abuzuar seksualisht nga ai, 46-vjeçari sërish i është përgjigjur se: “Nuk di çfarë të them as për këtë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button