Rregulla të reja me fondet e pensionit privat, mbrohen kursimet e qytetarëve
Më shumë kontroll mbi fondet e pensionit privat. Më shumë transparencë për qytetarët. Ky është synimi i ndryshimeve të reja ligjore, tw shpallura për konsultim publik dhe që përfrohen me standardet e Bashkimit Europian për fondet e pensioneve.
Në fokus është Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i cili merr kompetenca më të zgjeruara në mbikëqyrjen e fondeve dhe shoqërive administruese.
Në propozim, rishikohen edhe rregullat për menaxhimin e rrezikut, ku forcohet auditimi i brendshëm dhe kërkesat për qeverisjen e fondeve.
Funksionet kryesore nuk mund të delegohen te palë të treta. Ndërsa pasuritë e fondit do të jenë të ndara nga pasuritë e shoqërisë administruese. Kjo synon të mbrojë kursimet e kontribuesve edhe në rast të problemeve financiare të shoqërisë.
Anëtarët do të kenë më shumë informacion për kursimet e tyre. Përfshirë parashikimet për pensionin dhe skenarë të ndryshëm të përfitimit. Projektligji parashikon gjithashtu rregulla për aktivitetin ndërkufitar dhe transferimin e skemave të pensioneve mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.