Rrëshqitje masive dheu në Farkë, rrezikohen disa banesa
Reshjet e ditëve të fundit dhe ndërtimet pa kriter kanë shkaktuar rrëshqitje masive dheu në zonën e Farkës në Tiranë.
Rrëshqitja e dherave ka ndodhur pak metra mbi Kopshtin Zoologjik, në zonën pranë xhamisë.
Nga rrëshqitja e dherave rrezikohen seriozisht disa ndërtesa shumëkatëshe të ngritura jashtë çdo kriteri në këtë zonë, ndaj banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.