☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 83.44 ▼0.18%
ARI 4,108 ▼1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,723 ▼ -1.35% ETH $1,885 ▼ -1.84% XRP $1.0725 ▼ -0.81% SOL $73.5500 ▼ -0.74%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 83.44 ▼0.18 % ARI 4,108 ▼1.27 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 83.44 ▼0.18 % ARI 4,108 ▼1.27 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Kosova

Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës, ministri Çeku ka një zgjidhje

https://omg10.com/4/11463930

Gati 4 milionë mungesa janë regjistruar në shkollat e Kosovës në nivelin fillor dhe të mesëm, për vetëm gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor 2025/26, ku afro 1 milionë prej tyre janë pa arsye. Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, konsideron se bashkëpunimi me komuna mund të krijojë zgjidhje.

Gati 4 milionë mungesa janë regjistruar në shkollat e Kosovës në nivelin fillor dhe të mesëm, për vetëm gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor 2025/26, ku afro 1 milionë prej tyre janë pa arsye. Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, konsideron se bashkëpunimi me komuna mund të krijojë zgjidhje.

Mbi 280 mijë nxënës vijojnë mësimin fillor e të mesëm në shkollat publike e private të Kosovës.

Por, bankat shkollore nuk janë përherë plotë.

Vetëm gjatë gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2025/26, nxënësit në Kosovë kanë grumbulluar afro 4 milionë mungesa.

Në arsimin fillor, ku janë të përfshira klasat 1 deri 9-të, janë regjistruar mbi 568 mijë mungesa të paarsyeshme, rrjedhimisht çdo nxënës, mesatarisht mungoi të paktën 3 herë pa arsye.

Situatë shqetësuese është edhe në shkollat e mesme.

Mbi 67 mijë nxënës kanë grumbulluar gati 400 mijë mungesa të paarsyeshme, apo gati 6 mungesa për nxënës, për vetëm një gjysmë vjetor.

Sipas ish-zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Popovci, shumica prej tyre lidhen me ikjen nga ora.

“Shumë prej tyre i atribuohen “ikje” nga orët e mësimit, qofte për shkak të mospërgatitjes së nxënësve, mungesës së interesimit, ose edhe preokupimit të tepruar me pajisje digjitale, dhe këtu gjithmonë paraqitet një problem se ku qëndrojnë ata nxënës gjatë kohës sa s’janë në mësim”, ka theksuar Dukagjin Popovci, ish-zv.ministër i Arsimit.

Në anën tjetër edhe mungesat e arsyeshme figurojnë me shifra të larta për të njëjtën periudhë kohore.

Sipas Ministrisë së Arsimit, në arsimin fillor janë mbi 2 milionë, që i bie mesatarisht 10 mungesa për nxënës.

Shkollat e mesme mbi 705 mijë mungesa të arsyeshme, apo rreth 11 për nxënës.

Megjithatë Popovci, vë në dyshim edhe këtë kategori.

“Numri i mungesave të arsyeshme dominon, mirëpo nuk do të thotë asgjë sepse ata nxënës kanë humb mësim, dhe shpesh herë, këto ndodhin për shkak se familjet po vendosin qe te shkojnë në pushime gjatë vitit shkollor, bëhet fjalë për një shkëputje të zingjirit mes shkollës dhe familjes”, ka deklaruar Popovci.

Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku thotë se zgjidhja kërkon bashkëpunim me komunat.

“Arsyet mund të jenë të ndryshme, duhet t’i shohim me kujdes, duhet të presim që komunat vetë t’i adresojnë këto çështje, ta bëjnë analizën pse vijnë në shifra të tilla të mungesave në orët e mësimit, dhe bazuar në ato të gjetura e dijmë se si duhet të veprojmë bashkërisht”, ka deklaruar Çeku.

Në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët mësimin e ndjekin mbi 214 mijë nxënës, ndërsa atë të mesëm të lartë mbi 67 mijë nxënës./Tv Dukagjini

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.