Maqedonia

Rreth 40 mijë pensionist shqiptar, do të marrin pensione më të larta

Nga viti i ardhshëm, konkretisht nga tetori i vitit 2016, do të rriten pensionet për rreth 40 mijë përfitues që janë pensionist shqiptar.

Me këtë rast, do të paguhen nga 650 denarë pensione të rritura për të gjithë pensionistët në Republikën e Maqedonisë, kurse mjetet e nevojshme për këtë qëllim janë siguruar nga buxheti i shtetit.

Rritja e fundit e pensioneve për 621 denarë më shumë, ishte nga muaji shtator i këtij viti.

Këto masa të Qeverisë së Maqedonisë janë marrë me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së kategorisë së personave të moshuar në shtet, të cilët kanë edhe nevoja më të mëdha në jetën e përditshme.

Këto masa qeveritare janë ndërmarrë edhe me insistimin e ministrave shqiptarë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button