Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 105.59 ▲4.14%
ARI 4,332 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $75,974 ▼ -4.12% ETH $2,409 ▼ -6.68% XRP $1.2905 ▼ -12.34% SOL $97.5300 ▼ -6.57%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.59 ▲4.14 % ARI 4,332 ▼0.46 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.59 ▲4.14 % ARI 4,332 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Kronika

Rrezikuan të mbyteshin gjatë stuhisë në Jalë, shpëtohen 5 anëtarët e një familjeje

Policia Kufitare e Himarës mbrëmjen e djeshme u ka ardhur në ndihmë pesë anëtarëve të një familjeje, të cilët kanë rrezikuar të mbyteshin në det gjatë stuhisë që goditi Vlorën.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në kushte të rënduara atmosferike në afërsi të plazhit të Jalës, duke bërë që pushuesit të kërkonin ndihmë urgjente.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit rreth orës 22:30, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën me mjetin e tyre lundrues për kërkim-shpëtim. Gjatë ndërhyrjes Policia arriti të lokalizonte mjetin në det dhe ka evakuuar një çift bashkëshortësh së bashku me tre fëmijët e tyre, të cilët u transportuan shëndosh e mirë drejt Pikës së Kalimit Kufitar në Himarë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Kufitare ndihmon 5 shtetas (pjesëtarë të një familjeje) që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë natës, për shkak të motit të keq.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, Policia u njoftua se disa shtetas në një mjet lundrues në afërsi të plazhit të Jalës, kishin nevojë për ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues kishte pësuar defekt për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin e tyre lundrues, të cilët pas kërkimeve në det, bënë të mundur lokalizimin e mjetit lundrues në bordin e të cilit ndodheshin 5 shtetas (një çift bashkëshortësh dhe 3 fëmijët e tyre).

5 shtetasit u transportuan me mjetin e Policisë Kufitare, drejt PKK Himarë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata falënderuan punonjësit e Policisë që iu shkuan në ndihmë, duke vepruar në një kohë të shpejtë dhe me profesionalizëm.

Policia Kufitare vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së jetës së pushuesve/vizitorëve dhe apelon për respektimin e rregullave të lundrimit, përdorimin e pajisjeve të sigurisë dhe shmangien e lundrimit në kushte të rrezikshme atmosferike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.