Ekonomia

Euro kap nivelin më të lartë të gjashtë muajve; Rriten aksionet në bursa pas votës në Francë

Euro shënoi nivelin më të lartë të këmbimit përkundrejt dollarit ndërsa dhe aksionet në bursat aziatike dhe amerikane shënuan rritje, pas lehtësimit të investitorëve me fitoren e kandidatit të qendrës, Emmanuel Macronn, në zgjedhjet në Francë.

Fitorja e fuqishme e Macron-it solli besimin ndër investitorë dhe tel aleatët europianë, të cilët kanë qenë nervozë për rrezikun e një trazire tjetër populiste, që do të ndiqte votën e Britanisë për të dalë nga Be-ja dhe zgjedhjen e Donald Trump president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, asnjëra prej të cilave nuk ishte parashikuar prej sondazheve.

Monedha e përbashkët pati zhvlerësim më vonë, pasi aktorë të tregut deklaruan pasiguri nëse Macron mund të marrë një shumicë parlamentare në zgjedhjet e qershorit.

“Ne presim që fokusi të zhvendoset në zgjedhjet parlamentare franceze në qershor, të cilat do të jenë vendimtare për të përcaktuar aftësinë e Macron-it për të zbatuar programin e tij ekonomik, i cili përfshin reformat në tregun e punës që do ta bënte më të lehtë për bizneset franceze të punësonin “, thanë analistët në BlackRock.

Euro u këmbye deri në 1.1024 dollarë, niveli më i lartë në  gjashtë muaj, përpara se të rikthehej në 1.0984 dollarë, 0.1 për qind më pak se nivelet e fundit të SHBA-së javën e kaluar.

Monedha e përbashkët arriti nivele të larta këmbimi edhe me monedhat e tjera, ku kapi nivelin më të lartë të këmbimit prej një viti me Jenin japonez dhe nivelin më të lartë të pesë muajve me frangën zvicerane.

Rreziku politik në Europë ka qenë tema kryesore e këtij viti në tregjet financiare. Por, në Holandë kandidati anti-BE humbi zgjedhjet, në Francë gjithashtu.

“Dhe në Gjermani, kristiandemokratët në pushtet janë duke u rimëkëmbur. Rreziqet politike në Europë kanë rënë,” tha ai.

Konservatorët e kancelares Angela Merkel patën një fitore vendimtare në shtetin verior të Gjermanisë të Schleswig-Holstein të dielën, duke rritur shanset e saj për të fituar zgjedhjet kombëtare në shtator.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button