🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 07 May 2026
S&P 500 7,365 ▲1.46%
DOW 49,911 ▲1.24%
NASDAQ 25,839 ▲2.02%
NAFTA 95.52 ▲0.46%
ARI 4,713 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $81,004 ▼ -0.1% ETH $2,320 ▼ -1.75% XRP $1.4132 ▲ +0.15% SOL $88.0400 ▲ +1.86%
S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 95.52 ▲0.46 % ARI 4,713 ▲0.41 % S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 95.52 ▲0.46 % ARI 4,713 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Bota

Spanjë, parandalohet sulmi i dytë. Vriten 5 terroristë

Policia spanjolle arriti të ndalojë një sulm të dytë me makinë, pas episodit tragjik të Barcelonës. Efektivët e saj ekzekutuan 5 sulmuesit në qytetin Cambrils, të cilët sipas autoriteteve vendase të sigurisë mbanin në trup breza me eksplozivë.
Zyrtarët mendojnë se ka një lidhje mes këtyre dy ngjarjeve dhe shpërthimit në një shtëpi të Alcanarit mbrëmjen e së mërkurës, ku mbeti i vrarë një person. Banorët e saj, nga sa pohoi shefi i policisë spanjolle, Josep Lluis Trapero, kanë qenë sipas gjasave duke përgatitur një “bombë artizanale”.
Në Cambrils, 7 vetë u plagosën, përfshirë një oficer policie, kur një automjet u lëshua drejt një grupi njerëzish në shëtitoren e plazhit të këtij qyteti. Makina u përmbys më pas e agresorët u gjendën përballë plumbave të policisë, që arriti kështu të shmangë më të keqen.
Por drama e Las Ramblas zor se mund të parandalohej. Kërkimet për shoferin e mikrobusit të përdorur në sulmin e Barcelonës, i cili është larguar nga vendngjarja në këmbë, po vazhdojnë.
Dokumentet e Driss Oubakir ishin karta për marrjen me qira të furgonit të tragjedisë. Megjithatë, disa raporte në mediet lokale tregojnë se i riu te të 20-at, i lindur në Marok, ka kontaktuar me autoritetet duke u shpjeguar se nuk ka asnjë lidhje me sulmuesit dhe se dokumentet ia kishin vjedhur.
Ndërkohë, 3 të dyshuar janë prapa hekurave. Dy prej tyre, të kapur në Ripoll, në veri të Barcelonës. Njëri prej të ndaluarve është maroken.
Përgjegjësinë e ngjarjes në Las Ramblas e mori Shteti Islamik, që përmes një deklarate të shkurtër, të përcjellë nga agjencia e tij e lajmeve “Amaq”, sqaronte se sulmi ishte ndërmarrë nga ushtarët e vet, pa dhënë prova të mëtejshme apo detaje në mbështetje të këtij pretendimi.
Barcelona është qyteti më i fundit europian i përballur me trendin e tmerrshëm në rritje të goditjes së njerëzve me makina e kamionë. Sulmet e kësaj natyre mbi të ashtuquajturat “shënjestra të buta” nisën vitin e kaluar në Nicë të Francës, vazhduan me atë në tregun e Krishtlindjes në Berlin dhe më pas goditjet në “Westminster” dhe urën e Londrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.