Rrëzohet një helikopter ushtarak në Turqi, ekipet e shpëtimit mbërrijnë në vendngjarje (VIDEO)
Katër ushtarë kanë humbur jetën pasi një helikopter ushtarak i tipit S-70 u rrëzua të enjten pasdite (12 nëntor) në provincën e Malatya-s, në lindje të Turqisë.
Helikopteri u rrëzua rreth orës 18:45, sipas orës lokale, në zonën Samanköy të rrethit Yesilyurt, në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta. Menjëherë pas rrëzimit, në vendngjarje shpërtheu një zjarr i vogël, i cili u vu nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.
Pas aksidentit, në zonë mbërritën ambulancat, zjarrfikësit, ekipet e Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), si dhe forcat policore dhe ushtarake.
Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare konfirmoi vdekjen e katër ushtarakëve që ndodheshin në bord, duke bërë të ditur se shkaku i rrëzimit mbetet ende i panjohur.
“Helikopteri ynë S-70 u rrëzua në Malatya për një arsye aktualisht të panjohur, duke rezultuar në vdekjen e katër kolegëve tanë në bord”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Ndërkohë, personeli policor dhe ushtarak ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton rrethanat e incidentit.
Helikopteri i përket familjes Sikorsky S-70, një mjet fluturues ushtarak shumëfunksional me dy motorë, i përdorur për transportin e personelit, operacionet e kërkim-shpëtimit dhe misione të tjera.
MALATYA’DAN ACI HABER! 4 ASKERİMİZ ŞEHİT OLDU 🚁 Malatya’nın Yeşilyurt ilçesi Samanköy mevkisinde S-70 tipi askeri helikopterin kaza kırıma uğraması sonucu 4 askerimizin şehit olduğu bildirildi. 🚨 Kazanın ardından bölgeye çok sayıda sağlık, itfaiye ve arama kurtarma ekibi sevk edildi. Helikopterin enkazına ulaşılırken kazanın nedeni henüz belirlenemedi. 🇹🇷 Şehitlerimize Allah’tan rahmet, kederli ailelerine, Türk Silahlı Kuvvetlerine ve aziz milletimize başsağlığı diliyoruz. Milletimizin başı sağ olsun. 🇹🇷 #Malatya #Şehit #MSB #SonDakika #TürkSilahlıKuvvetleri #AskeriHelikopter
🔴SONDAKİKA Malatya Samanköy civarında düşen helikoptere ait ilk görüntüler. https://t.co/JxPzxXyF5C
Malatya’da helikopter düştü: Çok sayıda ekip sevk edildi. https://t.co/ESWkY4zS7V



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.