Shtëpia e Bardhë pritet të zgjasë heqjen e Jones Act për anijet e huaja që transportojnë naftë mes porteve amerikane
Administrata e presidentit Donald Trump pritet të zgjasë në ditët në vijim heqjen e përkohshme të Jones Act, që u lejon anijeve me flamur të huaj të transportojnë naftë dhe mallra të tjera mes porteve amerikane, thanë të enjten tre burime të industrisë në dijeni të çështjes.
Administrata e presidentit Donald Trump pritet ta zgjasë në ditët në vijim heqjen e përkohshme të Jones Act, siç njofton Reuters.
Zgjatja do të kërkojë shqyrtim rast pas rasti për çdo udhëtim individual, jo përjashtime të përgjithshme, dhe mund të vijë që të enjten, sipas njërit prej burimeve.
Heqja është një mjet i administratës për të ulur çmimet e diesel-it dhe benzinës, të cilat janë rritur nga luftërat në Iran dhe Ukrainë.
Administrata e zgjati heqjen për herë të fundit në gusht, deri më 15 nëntor. Kjo është heqja më e gjatë në historinë e ligjit, i cili është më shumë se 100-vjeçar.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se ende nuk është marrë një vendim dhe se njoftimet do të bëhen drejtpërdrejt nga presidenti Trump ose nga administrata.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.