☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,126 ▲ +0.8% ETH $2,272 ▲ +1.09% XRP $1.2583 ▲ +0.79% SOL $95.6300 ▼ -0.1%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Rriten çmimet e fruta-perimeve në Maqedoni, dallime të mëdha mes marketeve dhe tregjeve të gjelbra

Çmimet e frutave dhe perimeve thyejnë rekorde. Sipas analizës së televizionit Alsat, çmimet në tregje në krahasim me marketet dallojnë dukshëm. Disa markete kanë çmime më të lira në krahasim me tregjet e gjelbra, ndërsa një pjesë e madhe e zinxhirëve të marketeve po thyejnë rekorde me çmimet e frutave dhe perimeve.

Produkt Treg (den.) Market (den.) Diferenca

Domate 120–150 72–260 ↓30 deri ↑140Tranguj 50 55–75 ↑5 deri ↑25Limon 150 129–160 ↓21 deri ↑10Lakër 40 20–40 ↓20 deri 0Marule 40 35–45 ↓5 deri ↑5Patate 60 26–38 ↓22 deri ↓34Spec 160 140–160 ↓20 deri 0Qepë 50 30–40 ↓10 deri ↓20Karrota 50 33–40 ↓10 deri ↓17 Qytetarët kanë mendime të ndara, por pjesa më e madhe megjithatë zgjedhin të bëjnë pazar në markete.

“Mu më përshtatet më shumë në market, çmimet janë të vendosura te produktet dhe aty nuk ka hapësirë për të bërë pazar më lirë apo më shtrenjtë,” tha një qytetar.

“Ku janë çmimet më të përshtatshme, në treg? Varet. Nga marketet e mëdha është afërsisht njësoj me tregun, por zakonisht nga tregu i marr më të freskëta,” tha një qytetare.

Prodhuesit arsyetohen se çmimet në tregje janë më të larta sepse produktet janë më cilësore. Sipas tyre, produktet e prodhimit vendor dhe ato të kultivuara nën najlon nuk janë të njëjta.

“Ky është malli im, unë me sallatë e shes 40 denarë, mezi e shes, dhe 30 do t’ua jap nëse nuk shkon, çfarë të bëj, duhet ta shes. Pra nuk është e njëjta cilësi. Ja kastraveci tani është 50 denarë, por nuk është ai kastravec që unë e këpus nga kopshti im. Kjo është gjithçka nën najlon, por populli kërkon më lirë,” u shpreh një bujk.

Ndërkohë qytetarët ankohen se çmimet në markete nuk përputhen me çmimet që publikohen në faqet e tyre zyrtare. Këtë e ka konstatuar edhe Inspektorati i Tregut. /Alsat.mk

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.