Rriten depozitat në sistemin bankar
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, në 6-mujorin e parë të vitit 2015, individët zgjeruan totalin e depozitave në sistemin bankar.
Sipas BSH-së, në fund të muajit Qershor 2015, investimet e individëve në depozita u zgjeruan me 2.8%. Ndërsa pjesëmarrja e individëve në letra me vlerë të qeverisë u zgjerua me 11.5 miliardë lekë ose 9.7% në terma vjetorë.
Ndër to, preferenca e publikut shfaqet për obligacionet e qeverisë, të cilat ofrojnë edhe normën më të lartë të kthimit. Këto janë zgjeruar me 10.6 miliardë lekë, krahasuar me një vit më parë.
Nga ana tjetër, per kete periudhe, portofoli i bonove të thesarit që zotërohet nga individët u zgjerua lehtësisht me 1.4% në terma vjetorë, pas një periudhe në rënie. Kjo vlen sidomos për obligacionet, ku kthimet nga investimi janë më të larta në raport interesat e ulët që oforjnë depozitat dhe bonot, që kanë ndjekur kahun stimulues të politikës monetare.